Armando Vajushi nuk mundi të lërë gjurmë te Teuta dhe verën e shkuar u largua nga durrsakët. Disa muaj iu desh të qëndronte pa ekip për shkak se u rikuperua nga një dëmtim dhe në janar mundi të sigurojë një kontratë gjashtëmujore te Petrolul. Para pak javësh ai rinovoi edhe një tjetër vit me skuadrën rumune.

Besimin e dhënë nga drejtuesit po nis ta shpërblejë Vajushi, i cili ditën e sotme është treguar vendimtar, duke dhuruar një asist dhe shënuar një gol në fitoren 0-4 ndaj Resita. Ai ka asistuar në golin e parë dhe ka shënuar golin e tretë të sfidës.

Formë shumë e mirë sulmuesit, por edhe skuadrës së Petrolul në tërësi, duke arritur të fitojë dy ndeshjet e para dhe e nisur në rrugën e duhur misionin për tu kthyer në elitën e futboliit rumun.

Vajushi e nisi këtë ndeshje si titullar dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në betejën e ardhshme. /vipsport/