Flamurtari u mund ditën e sotme nga Vllaznia në shtëpi me rezultatin 1-3. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll me rrjeta të paprekur, ndërsa në minutën e 64-të, Vllaznia shënon me penallti me anë të Gilman Likës.

Një penallti e dyshimtë dhe për këtë arsye reagon edhe vetë lojtari I Flamurtarit që e shkaktoi, Ardit Hoxhaj. Në një postim në Facebook, sulmuesi vlonjat tregon se lojtari I Vllaznisë ka shkelur këmbën e tij dhe nuk ka shkaktuar penallti.

“Rikthehemi të luajmë mes mijëra problemeve, por as kjo pandemic si ka ndryshuar arbitrat në gabimet kundra Flamurtarit.

Loja është 0-0 dhe vjen një penallti dhe të prishë lojën. Gjykojeni vetë, lojtari I Vllaznisë ka shkelur këmbën time”, shkruan Hoxhaj në postimin e tij.