Vllaznia nuk arrin të ngjitet në vendin e gjashtë në renditje. Në përballjen direkte me Flamurtarin, ka arritur vetëm barazimin 1-1. Në fakt në këtë ndeshje të dy golat janë shënuar nga futbollistët shkodranë, por njëri prej tyre- Arsid Kruja ka shënuar për vlonjatët, pjesë e të cilëve është. Në pjesën e dytë ndërkohë ka ardhur goli i barazimit nga Gilman Lika pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi.

Që nga minuta e 57-të miqtë kanë luajtur me 10 futbollistë si rrjedhojë e daljes me karton të kuq të futbollistit Telushi. Por Vllaznia nuk ka arritur të përfitojë nga kjo dhe ndonëse ka krijuar më shumë volum loje, nuk ka patur gol tjetër. Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka rënë në sy loja shumë e mirë e 19 vjeçarit Denis Dyca por kjo nuk ka mjaftuar që kuqeblutë të fitonin.
Vllaznia-Flamurtari 0-1
GOLAT: Lika 58′ / Kruja 12′
VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Sykaj, Marku, Baci, Dema (Dyca 42′), Krymi, Lika, Shtubina, Çinari, Guri (hajdari 46′); Trajner Luan Zmijani
FLAMURTARI: Lika, Idrizaj, Kuqi, Zeqaj, Gjinaj (Duda 82′), Kruja, Telushi, Lena, Bregu (Shehaj 63′), Vucaj (Llambro 87′), Buval; Trajner: Erestino Ramela
GJYQTAR: Remzi Sadiku, Rudin Preça, Alfred Shkreta
Kartona të verdhë: Krymi/ Idrizaj, Lena, Telushi (2), Buval
Karton i kuq: Telushi 57′
© shkodrasport.com