Memoriali i XII-të Ndërkombëtar “Vllaznia 2015” në boks është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Një orgazim perfekt, një pjesmarrje e madhe dhe me boksierë shumë cilësorë nga 10 shtete të Europës dhe ajo çka është më e rëndësishmja, vend i parë për kombëtaren shqiptare në renditjen ekipore. Përveç kësaj, boksieri Rexhildo Zeneli ka marrë kupën e sportistit më të mirë të aktivitetit. Ndeshjet finale kanë dhuruar sfida shumë interesante dhe në fund, ka patur dy vende të para për boksierët e Shqipërisë (Krenar dhe Rexhildo Zeneli), dy vende të para edhe për Gjermaninë, Italinë e Kazakistanin ndërsa nga një vend të parë kanë zënë Bullgaria e Kosova. Në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe të kupave ka marrë pjesë edhe drejtori i sportit në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, z. Vladimir Gjonaj, presidenti i Federatës së Boksit Gjergj Leqejza e të tjerë personalitete.
Ndeshjet finale:

Pesha 49 kg    Klevis Vrapi (Shqipëri)- Serge Neumann (Gjermani)    fiton Neumann
Pesha 52 kg    Gabriel Mascunano (Spanjë)- Vincenzo Picardi (Itali)    fiton Picardi
Pesha 56 kg    Katin Asenov (Bullgari)- Krenar Zeneli (Shqipëri) fiton K. Zeneli
Pesha 60 kg    Rexhildo Zeneli (Shqipëri)-Elian Dimitrov (Bullgari)    fiton R. Zeneli
Pesha 64 kg    Ayrin Asmetov (Bullgari)-Almasbek Abilekov (Kazakist)    fiton Ismetov
Pesha 69 kg    Alban Beqiri (Shqipëri)- Sagadat Rakhmankulov (Kazak.)    fiton Rakhmankulov
Pesha 75 kg    Denis Radovan (Gjermani)- Damina Bolequiua (Spanjë)    fiton Radovan
Pesha 81 kg    Aleksander Rama (Shqipëri)- Simone Fiore (Itali)    fiton Fiore
Pesha 91 kg    Armen XHoxhaj (Kosovë)- Dilan Prasoviç (Mali i Zi)    fiton Xhoxhaj
Pesha +91 kg    Pavel Soct (Çeki)- Kamshybek Kunkabayev (Kazakistan)    fiton Kunkabayev

Boksieri më teknik: Simone Fiore (Itali)
Boksieri më i mirë: Rexhildo Zeneli (Shqipëri)

Vendi i parë si ekip: Shqipëria
Vendi i dytë si ekip: Kazakistani
Vendi i tretë si ekip:Gjermania

© shkodrasport.com