Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE BOKSAsmer Bilali mund boksierin e vendit të tretë në Europë

Asmer Bilali mund boksierin e vendit të tretë në Europë

Boksieri shkodran Asmer Bilali ka dhuruar një ndeshje shumë interesante në turin e dytë kualifikues të turneut që është duke u zhvilluar në Trabzon të Turqisë. Ai është ndeshur mbrëmë me boksierin gjeorgjian Zal Kvaçatadze, i cili në kampionatin Europian të vitit të kaluar, ka zënë vendin e tretë në Europë duke merituar medaljen e bronztë. Pavarësisht këtij fakti, shkodrani Bilali ka zhvilluar një ndeshje të përkyer duke e fituar atë me rezultatin 18-17. Ndeshja ka qenë në dyshim deri në sekondat e fundit madje, përcaktues në fitoren e boksierit të Vllaznisë ka qenë pikërisht raundi i tretë. Siç na njofton nga Turqia, zëvendëstrajneri i ekipit tonë kombëtar Jozef Sermi, pas raundit të dytë, Bilali ka qenë në disavantazh me dy pikë nga kundërshtari i tij gjeorgjian por në raundin e fundit, ai ka bërë një boks të shkëlqyer duke fituar në fund me një pikë dhe duke merituar në këtë mënyrë të drejtën për të kaluar në turin tjetër, pikërisht në tetëshen e më të mirëve. Në këtë tur të peshës 69 kg, Asmer Bilali do të ndeshet të mërkurën me rumunin Ionut George, ndeshje që do zhvillohet nesër.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments