Sikur te mos mjaftonte barazimi 1-1 ndaj Egnatias pasditen e sotme ne “Loro Boriçi”, kjo ndeshje ka lene nje tjeter pasoje per ekipin e Vllaznise.

Nje nga lojtaret me te rendesishem te saj, pikerisht sulmuesi brazilian Victor da Silva eshte ndeshkuar me karton te verdhe, i cili eshte i katerti per te dhe si rrjedhoje do te jete i skualifikuar per sfiden e rradhes.

Qe do te thote se Da Silva nuk do te jete ne dispozicion te stafit teknik per sfiden e fundjave tjeter ndaj ekipit te Kastriotit. Por per fat rikthehet nga skualifikimi Latifi dhe do ta kompesoje ne njefare menyre kete gje.

Ne ndeshjen e sotme ndaj rrogozhinasve, futbollisti brazilian ishte protagonist, me nje asist perfekt ne pjesen e pare per Aralicen, por edhe me nje rast te humbur vete ne pjesen e dyte, pikerisht atehere kur te gjithe menduan se topi i gjuajtur prej tij do te perfundonte ne rrjete./SHKODRA-SPORT.COM/