Mbreme ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, futbollisti shkodran i Egnatias Ndriçim Shtubina deklaronte se “besonte ne nje rezultat pozitiv ndaj Vllaznise”. Nje deklarate qe ne fakt krijoi njefare perçmimi nga tifozet shkodrane te cilet e benin fakt te kryer fitoren e kuqebluve.

Por ndeshja e sotme ne “Loro Boriçi” i dha te drejte numrit 10 te rrogozhinave. Ne nje prononcim per mediat pas ndeshjes, Shtubina madje deklaroi se nuk do te ishte çudi qe Egnatia edhe ta fitonte kete ndeshje.

“Jemi te kenaqur edhe me barazimin, por besoj se meritonim edhe me shume, per nga menyra si luajtem, megjithate e perseris qe edhe me nje pike jemi te kenaqur. Ne fakt kete rezultat pozitin une e kisha paralajmeruar qe mbreme.

Po mundohem te bej me te miren per Egnatian sa here qe me jepet mundesia. Po kaloj nje pervoje shume te mire dhe jam i lumtur qe jam pjese e ketij klubi.

Kuptohet qe sa here luaj ndaj Vllaznise kam nostalgji, megjithate une deshiroj me gjithe shpirt qe ajo ne fund te sezonit te jete kampione e Shqiperise. Rezultatet e javeve te fundit ne fakt nuk tregojne forcen reale te saj.

Kampionati eshte i gjate, ka edhe shume ndeshje ne loje, megjithate duhet te beje shume kujdes sepse le shume pike gjate rruges”- eshte shprehur Shtubina./SHKODRA-SPORT.COM/