Barcelona dhe Napoli do të ndajnë një vend mes tyre në Ligën e Europës, teksa sonte në mbrëmje do të luajnë aktin e parë në stadiumin “Camp Nou”.
Por, katalanasit duket se kanë vendosur ta bëjnë më pikante ndeshjen, teksa mediat italiane dhe ato spanjolle raportojnë se klubi “Blaugrana” është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.
Trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, i ka kërkuar përforcime në mbrojtje klubit dhe senegalezi i Napolit shihet si lojtari i duhur.
Sipas gazetës spanjolle “Sport” pritet që Barcelona të dalë me një ofertë për Kulibalin në verë, ndonëse do të jetë e vështirë për ta shkëputur nga Napoli, pasi ai kushton jo pak.