E ka nisur me humbje dhe e mbyllje me humbje. Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka deshtuar edhe ne ndeshjen e fundit ne Superlige per kete sezon duke u larguar prej saj me nje bilanc tejet negativ.

Pasditen e sotme kuqeblute e trajnerit Damian Bekteshi jane mundur me rezultatin 55-95 ndaj Teutes ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Perioda e pare e ndeshjes ka perfunduar me rezultatin 18-11 per Teuten. Ne te dyten Vllaznia reagon disi duke fituar 24-22 dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 5 pikesh ne favor te durrsakeve.

Megjithate vetem kaq. Ne te treten Teuta do te fitonte 26-11 dhe ne te katerten 29-9. Ne kete menyre, i gjithe takimi do te perfundonte 55-95 ne favor te miqve dhe Vllaznia largohet ne kete menyre nga Superliga me humbje.

Ne 20 ndeshjet e ketij kampionati, ajo ka fituar vetem 1 ndaj Tiranes dhe humbur 19 te tjerat. Dhe si rrjedhoje, me keqardhje per here te pare ne historine e saj, Vllaznia sezonin e ardhshem do te jete e detyruar te luaje ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/