Vllaznia e te rinjve ne basketboll ka bere nje hap shume te rendesishem per kalimin ne gjysmefinale te kampionatit. Ajo e ka fituar ndeshjen e pare ne Durres ndaj Teutes dhe te dielen do te kerkoje ta munde serish dhe te kaloje me tej.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Koka, ndonese e nisi me shume vonese fazen pergatitore te ketij sezoni, po tregon se eshte shnderruar ne nje element te rendesishem te kampionatit.
Ne ndeshjen e pare çerekfinale ne Durres ndaj Teutes, ndonese kjo e fundit konsiderohej favorite, ka qene Vllaznia qe ka fituar me 7 pike epersi dhe kjo padyshim qe i ka entuziasmuar djemte e ketij ekipi qe duken shume te motivuar per te shkuar me tej.
Per ta bere kete gje i duhet te bejne edhe nje tjeter fitore (edhe humbja me 6 pike diference mjafton) per t’u kualifikuar per ne gjysmefinale te kampionatit. Nese ndodh kjo gje, Vllaznia pas plot 4 vitesh e arrin kete gje dhe kjo fale rikthimit te trajnerit Koka serish ne krye te ketij ekipi.
Ndeshja e kthimit me Teuten do te luhet te dielen ne ora 12.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe basketbollistet e rinj shkodrane shpresojne te kene edhe mbeshtetjen e tifozeve per te marre nje tjeter fitore dhe per te kaluar ne turin tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/