Mesfushori i ri i Arsenalti, Dani Ceballos arriti këtë verë në Londër pas transferimit nga Real Madrid në formën e huazimit. Pas muajve të parë të aventurës së tij të re, Dani Ceballos ka folur për “The Guardian”, mbi aventurën e re me topçinjtë.

“Më pëlqen qyteti, më pëlqen Premier League dhe më pëlqen Arsenali. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe nuk kam vënë re ndonjë ndryshim të madh midis Arsenalit dhe Real Madrid.

Jam vërtet i lumtur me ardhjen time këtu dhe besimin që shoqëria ka tek unë”, u shpreh mesfushori Ceballos.

Nje deklarate disi e çuditshme sepse dihen diferencat ne mes dy skuadrave megjithate sezon i ri dhe pretendime te reja. Mbase Arsenali do te beje me mire se Reali, por kjo mbetet per t’u pare.