Mbrëmë pas ndeshjes Vllaznia- Fortuna e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës, të gjithë ata që kanë qenë në korridoret e stadiumit “Loro Boriçi” kanë konsatuar një fakt shumë domethënëse.

Një nga lojtaret më të mira të ekipit shkodran, pikërisht Megi Doçi është parë të qajë për disa minuta me rradhë. Kuptohet që të gjithë janë çuditur një skenë e tillë, megjithatë nga ajo çfarë është mësuar nga pjestarë të stafit shkodran, e gjitha ka ardhur nga mërzia e humbjes!!!

Në fakt edhe në ndeshjet e meshkujve, sidomos në Shqipëri, vështirë të shohësh futbollistë duke qarë në raste disfatash të ekipeve të tyre. Madje, dy vjet më parë kur Vllaznia ra nga Superliga, çka ishte një nga ngjarjet më të rënda për fubollin shkodran, nuk pamë futbollist duke qarë.

Por Doçi e bëri një gjë të tillë dhe jo sa për të justifikuar humbjen. Lotët i shpëtonin nga inati i humbjes dhe pamundësia për të bërë më shumë në fushë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Një veprim që tregon se vajzat shkodrane nuk kanë hequr dorë nga pretendimet e tyre për ta kaluar turin ndonëse kjo duket shumë e vështirë.

Lotët e Megi Doçit, ambicjet e presidentit Matija dhe dëshira e gjithë skuadrës për ta vazhduar ëndrrën europiane, sigurisht që na bëjnë të mendojmë se pas dy javësh në Danimarkë gjithçka mund të ndodhë.
© shkodrasport.com