Gentian Begeja nuk do të jetë më trajner i Besës. Trajneri vendosi që të largohet nga ekipi, dhe kavajasit e kanë gjetur menjëherë pasuesin e teknikut durrsak.

Në krye të verdhezinjve të do vijë një emër i njohur për futbollin shqiptar, si Gugash Magani, për momentin pa skuadër, që kur u largua nga Trepça ’89 në Kosovë. Momentalisht, Besa gjendet në vendin e dytë në grupin B të Kategorisë së Parë, 4 pikë më pak se Bylisi kryesues.

Objektivi i kavajasve eshte ngjitja ne Superlige dhe jo me kot kane marre nje trajner fitues. Magani pritet qe te vije bashke me disa lojtare cilesore sepse vetem ne kete menyre mund te arrihet objektivi.

Nese ne grupin A Vllaznia duket me ne avantazh se ekipet e tjera me shkeputjen qe ka krijuar, ne grupin B ka me shume rivalitet dhe gara pritet te jete e forte deri ne fund.