Bekim Balaj nuk po gjen qetësi në Austri. Shkodrani është pjesë e Sturm Graz, duke mos gjetur hapësirat e nevojshme për të treguar veten. I afruar nga kampionati rus drejt Graz, për lojtarin e Kombëtares është në garë edhe Qarabak.

Në Azerbajxhan janë duke menduar për sulmin, ndërsa sipas medieve një emër që mbizotëron mbi të gjitha është ai i 29 vjeçarit.

Shtatëlarti po monitorohet me kujdes nga azerët, që kërkojnë qysh prej sezonit që vjen shërbimet e Balaj. Kujtojmë se me ekipin e Qarabak ka luajtur për shumë sezone edhe ish-kapiteni i ekipit Kombëtar, Ansi Agolli por edhe shkodrani tjeter, mbrojtesi Admir Teli.

Ne ditet ne vijim mund te kete zhvillime te reja ne kete drejtim dhe nuk perjashtohet mundesia qe kjo levizje te realizohet, nisur edhe nga fakti qe Balajt i pelqejne jo pak levizjet ne skuadra dhe vende te ndryshme