Si të mos mjaftonin rezultatet negative të Vllaznisë në Kategorinë Superiore, tanimë shkodranët duhet të llogarisin edhe mungesat e sigurta të Ramadanit dhe brazilianit Hygor.

Nëse i pari nuk zbret në fushë prej 10 marsit për shkak të problemit me tendinat, mesfushori tjetër ka ndjerë dhimbje me gju dhe gjasat janë të ketë mbyllur sezonin.

Trajneri Hysen Dedja është më në hall se kurrë dhe tanimë i detyruar ka kthyer sytë nga Akademia. Katër lojtarë të rinj janë grumbulluar me ekipin e parë për të dhënë kontributin e tyre në këtë 5 javë të mbetura.

Objektiv primar është qëndrimi në elitë dhe pikërisht për këtë trajneri shkodran po punon intensivisht me futbollistët që ka në dispozicion./newsport/