Besëlidhja “blindon” mbrojtjen. Skuadra që militon në Kategorinë e Parë ka bërë sërish merkato në Serbi dhe pasi kanë afruar Zarko Ilic dhe Milutin Cimesa, ditën e sotme kanë firmosur edhe me Darko Radenkovic.

21-vjeçari serb ka firmosur kontratën dhe është prezantuar në ambientet e klubit të Besëlidhjes, ndërsa nesër do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Radenkovic luan si mbrojtës i majtë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur në Serbi me skuadra si Sremica, BASK Belgrade dhe Milutinac, ndërsa tani do të provojë për herë të parë një aventurë të re në Shqipëri.

Skuadra lezhjane nuk ndodhet ne pozita shume te mira ne renditje dhe padyshim qe ne rradhe t’i shkeputet zones se ftohte dhe me pas te shohe per me lart.