Besëlidhja ka luajtur me Veleçikun, një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve para fillimit të sezonit. Ky takim është zhvilluar në stadiumin e lezhjanëve.

Ka qenë një ndeshje e dyluftuar, madje edhe koplikasit, pavarësisht largimit të shumë titullarëve, që kanë shkuar në ekipe U-21 të Superiores, si Teuta e Bylisi, koplikasit kanë bërë një paraqitje të mirë, pasi kanë afruar në gjirin e tyre lojtarë nga moshat kuqeblu dhe akademitë private të Shkodrës.

Edmond Hoxha ka realizuar dy gola për skuadrën e Besëlidhjes, me kavajasin e rikthyer pak javë më parë, duket se trajneri i lezhjanëve Sinan Bardhi ka zgjidhur njëherë e mirë hallet e sulmit.

Ujka ka shënuar për koplikasit që edhe në sezonin e ardhshëm do të synojnë që të mbijetojnë në të Parën, ndonëse bëjnë pjes ënë një grup të fortë, me një ekip që në përbërje ka shumë djem të rinj të talentuar./Vipsport/