Kastrioti ka paguar shumën prej 9 mijë eurosh ndaj Edy Bojom dhe më në fund do mund të regjistrojë lojtarët e rinj të afruar në merkato.

Krutanët kishin një borxh ndaj ish-lojtarit, me këtë të fundit që fitoi gjyqin në FIFA.

Skuadra e Çelës nuk mundi që në javën e parë të përdorte afrimet e verës, duke humbur 2-0 në Ballsh, teksa trajneri kishte vetëm 2 alternativa në stol. Gjithçka tanimë duket se është zgjidhur, me Kastriotin që kërkon një paraqitje si ajo e sezonit që kaloi.

Emra si Livjo Malaj, Xhuljano Mehmeti, Brajan Selmani, Martin Penkovic, Gabriel Marbek, Kevin Aliaj, Milos Stojanovic apo Franc Marinaj do mund të jenë gati për trajnerin Çela në fundjavë, me Kastriotin që pret Erzenin në Kamëz, të shtunë në 17:00.