Edhe pse me nje numer te reduktuar sportistesh pjesmarres dhe ndeshjesh te zhvilluara, diten e sotme Federata Shqiptare e Boksit ka organizuar Kupen e Shqiperise. Ndeshjet jane zhvilluar ne palestren e klubit Vllaznia dhe ne kete menyre çdo gje eshte mbyllur me sukses duke mbyllur ne kete menyre edhe kalendarin e te gjitha veprimtareve kombetare te programuara per vitin 2023.

Edhe ne Kupe ashtu si ne kampionat, ka dominuar ekipi i Vllaznise duke spikatur mbi ekipet e tjera dhe ne fund eshte shpallur ai fitues i ketij aktiviteti.

Nga boksieret e Vllaznise kane fituar ndeshjet e tyre ndaj kundershtareve boksieret Rifat Bajrami ne peshen -48 kg, Arjon Kajoshi ne peshen -75 kg, Bekim Vjerdha ne peshen -80 dhe Nelson Hysa ne peshen super te rende dhe kesisoj te gjithe keto sportiste kane zene vendet e para ne peshat respektive.

Ne fund te aktivitetit nderkohe ka qene kryegjyqtari i garave Baftjar Abazi i cili i ka dorezuar kupen trajnerit te Vllaznise Lazarin Vila. Ekipi shkodran ne kete menyre koleksionon edhe nje tjeter trofe, qe i shtohet palmaresit te tij.
Gjergj KOLA