Grupet në këtë Botëror po sjellin shumë llogari dhe po shkojnë drejt zgjidhjes në ndeshjen e fundit.

3 grupe, në momentin që flasim e vendosin renditjen përfundimtare për vendin e parë dhe të dytë nga kartonët, ose renditja Fair Play.

Në grupin B, Spanja dhe Portugalia janë pothuajse identike, 4 pikë dhe golavarazhi 4 të shënuar 3 të pësuar.

Spanja është aktualisht fituesja e grupit pasi ka marrë një karton të verdhë më pak se portugezët.

Nëse të dyja fitojnë me të njëjtin rezultat, atëherë kartonët do të jenë ata që do të përcaktojnë.

Në grupin G, është e njëjta situatë si më lart. Anglia dhe Belgjika kanë shënuar dhe pësuar njësoj, por anglezët kryesojnë se kanë një karton të verdhë më pak.

Edhe grupi H përcaktohet nga kartonët. Japonia me Senegalin kanë gjithçka identike mes tyre.

E veçanta do të jetë sikur edhe kartonët të jenë njësoj. Atëherë do të detyrohet të hidhet një monedhë…