Ngarkesa fizike, por edhe emocionale e lojtarëve të Brazilit është shumë e madhe në këtë Botëror.

Kombëtarja nuk luajti keq kundër Zvicrës në ndeshjen e parë, edhe pse të gjithë presin më shumë.

Unë besoj se nëse do të dinë të lënë mënjanë presionin që kanë për të arritur te Kupa, sigurisht që do të shprehen më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Por e vërteta është që në futbollin e ditëve të sotme nuk ka më kombëtare të vogla dhe “budallaqe” që mund të bëjnë gabime.

Ne po shohim rezultate shumë surprizuese që nga fillimi dhe deri tani. Por le të rikthehemi te Brazili dhe të flasim për Nejmarin.

Unë mendoj se ai vazhdon të ndiejë ende dhimbje në këmbën që ka operuar dhe këtë e tregoi në momentin që braktisi stërvitjen përpara ndeshjes.

Ai po luan i shqetësuar nga kjo dhimbje dhe duhet ta kuptojmë.

Por ekipi duhet të jetë më i balancuar dhe ta shpërndajë lojën në të dyja anët.

Duhet të bëjnë pasime nga ana e djathtë, ashtu siç bëhen edhe në anën e majtë të fushës.

Në këtë mënyrë ekipi do të ketë më shumë opsione për të sulmuar dhe nuk do ta përqendrojë lojën vetëm nga një krah.

Brazili ushtroi shumë presion te mbrojtja e Kosta Rikës dhe bëri që Navas të ishte shpëtimtari disa herë. Por rritja e presionit në mënyrë graduale solli edhe golin për Brazilin.

E rëndësishme është që e fituan këtë ndeshje, sepse është Botëror. Jemi duke jetuar në një moment kur fillimi është dramatik dhe një barazim kundër Kosta Rikës nuk do të na ndihmonte shumë.

Por tani duhet të shohim çfarë mund të bëjë Tite. Dua të flas edhe për penalltinë që u akordua dhe pastaj u anulua.

Për mendimin tim ishte penallti sepse një kontakt në zonë të kushtëzon lëvizjet.

Në video nuk mund të shohësh dot forcën e shtytjes apo prekjes, por për mendimin tim ishte 100% penallti.

Më vjen mirë që Nejmar u zhbllokua, sepse vjen nga një dëmtim. Ky gol do t’i japë shumë besim për të ardhmen dhe do t’i rrisë moralin.

Ai provoi gjatë gjithë ndeshjes ta gjente golin, provoi me lojë individuale, vrapoi shumë dhe në fund ia doli.

Ishte një fitore e vuajtur, por ishte mirë. Brazili e meritoi fitoren, por duhet të përmirësohet akoma më shumë, sidomos në aspek