Sezoni ka mbaruar, por po luhet ende futboll sepse po zhvillohen Lojërat Olimpike. Argjentina barazoi me Spanjën sot me shifrat 1-1 dhe u eliminua nga kompeticioni.

Natyrisht festë edhe në Brazil, që lumturohen më së shumti. Këtë e kanë treguar edhe vetë lojtarët e kombëtares braziliane në rrjetet sociale.

“Pafshim vëllezër të vegjël”, shkruan Douglas Luiz në një foto të publikuar, ku shfaqen Matheus Cunha, Reinier dhe Richarlison, duke përshëndetur me dorë.

Kjo festë vjen pas disa javësh kur Argjentina, me skuadrën e madhe fitoi ndaj Brazilit trofeun e Copa America në “Maracana”, shtëpinë e 5 herë kampionëve të botës. /abcnews/