Kryesuesit e Vllaznisë luajnë sot me Apoloninë në orën 14:00. Ndeshja e “Loro Boriçit” shihet si autokritikë për vendasit, pas tre ndeshjeve jo të mira.

Duket se trajneri Thomas Brdaric do ndryshojë skemë, nisur edhe nga paraqitjet e disa lojtarëve.

Forma jo e mirë dhe mungesa e golit në tetë ndeshje për Dilaver, kanë bërë që ky I fundit të mundë ta nisë ndeshjen nga stoli. Vendin e tij pritet ta zërë Da Dilva, teksa skema pritet 3-4-1-2.

Mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa Marku nuk ia ka dalë të rikuperohet. Imeri do te luaje në mbështetje të dyshes sulmuese.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Da Silva