E ndjej për detyrë të jap një mendim të shkurtër në shenjë respekti për Ju e këdo qoftë që e don me shpirt Vllazninë sepse e di që ju intereson edhe mendimi jem.

Asht e vërtetë që Vllaznia jonë po kalon momente jo të kandshme. Arsyet mund të jenë nga ma të ndryshmet, të brendshme e të jashtme.

Gjithsesi, ndodh në sportet që klasifikohen si sporte kolektive. Trajnerët me dije të thella profesionale teoriko-praktike e dinë shum mirë se produktiviteti i një sportisti në veçanti ka luhatje për shkaqe të ndryshme dhe kjo ndikon shumë në produktivitetin e grupit në përgjithësi.

Mbajtja e produktivitetit të grupit në limitin maksimal asht një mision i pamundur kurse arritja e limitit ma të mirë të mundshëm dhe të domosdoshëm asht detyrë për trainerin.

Nuk jam duke thanë se kjo asht arsyeja se pse Vllaznia po e kalon këtë moment jo të kandshëm por thjesht e solla si argument që nuk janë gjana për t’u friksuar sepse ndodhin në sportet kolektive dhe kushtojnë në mënyrën e interpretimit të lojës, gjithmonë kur flasim për ndershmëri e profesionalizëm.

Ndryshe asht situata te Vllaznia. Unë personalisht besoj që arsyeja e vetme edhe pse shumë e gjanë për t’u analizuar është:

– Paaftësia për të menaxhuar lajthitjet profesionale.

Ndoshta nuk tingëllon bukur por fjala ‘lajthitje’ në gjuhen shqipe ka kuptimin e ‘gabimeve të vogla’ ose ‘gabimeve pa dashje’.

Kushdo qoftë, që asht ndjekës i rregullt i Kategorisë Superiore , pavarësisht statusit që ka në sport, e kupton se brenda një ndeshje mund të dallohen lehtësisht gabime pafund, që fillojnë qysh pa filluar ndeshja e vazhdojnë edhe mbasi ka mbaru ndeshja.

Të qëllimshme apo jo?! Pak rëndësi ka…

E rëndësishme asht sa e si mund të përfitohet prej tyre. Si duhet të menaxhohen? Minimizimi i lajthitjeve tona dhe
përfitimi maksimal nga lathitjet e kundërshtarëve, plus, Zoti na rujt nga pjesa e zezë e “futbollit Shqiptar” dhe
fati në favorin tonë besoj se do të ketë rezultate të paimagjinueshme dhe me ndikim vendimtar në renditjen përfundimtare të kampionatit.

Si qytetar shkodran mendoj se jena me fat që kena këtë Vllazni fantastike e që njëra nga skuadrat ndjekëse Teuta drejtohet nga një emër i madh i futbollit shkodran.

Si thuhet n’këto raste: “Paguaj një e merr dy”. S’ka ma bukur për ne. Shijojeni sa ma shumë.

Suksese Vllaznia, krenaria jonë.