Vllaznia fitoi dje edhe ne miqesoren ndaj Devollit dhe serish me rezultat te ngushte, 1-0. Nje fitore e cila ka ardhur fale nje loje me te mire ne pjesen e pare nderkohe qe ne te dyten duhet pranuar se kuqeblute nuk kane treguar formen e duhur, kjo ndoshta edhe per shkak te shume zevendesimeve te bera.

Megjithate trajneri Thomas Brdariç nuk duket i shqetesuar nga kjo gje. Gjermano- kroati eshte shume optimist se gjerat do te vijne duke u rregulluar dhe per kete arsye, duket i qete ne punen e tj.

“Në këto miqësore nuk ka shumë rëndësi rezultati. Edhe në këtë sfidë e menaxhuam ashtu si duhet lojën, lojtarët dëshironin të tregonin më të mirën e tyre. Sigurisht, mund të bëjnë gjëra edhe më të mira në aspektin sulmues, por presim vazhdimësinë.

Në këtë ndeshje ndaj Devollit, mund të kishim shënuar edhe 5 gola apo 6, por kjo nuk ndodhi, megjithatë përgjithësisht jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Në pjesën e dytë kishim disa probleme sidomos në sulm, kjo edhe ngaqë disa lojtarë luajnë për herë të parë sëbashku dhe njëkohësisht luajtja në këtë fushë ishte e vështirë.

Gjithsesi e përsëris, jemi në mesin e përgatitjeve dhe po punojmë që të jemi stabël dhe të qëndrueshëm me lojën tonë. Më pëlqen loja e shpejtë dhe po punojmë në këtë drejtim, për të mbërritur tek ajo çka unë dëshiroj”- ka thene ai per mediat pas kesaj ndeshje.
www.shkodrasport.com