Armando Broja nuk di të ndalet më! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti të dhuronte sërish spektakël mbrëmë ku shënoi ndaj Uest Hemit në ndeshjen e Kupës së Mbretëreshës, ku Sauthemptoni i tij triumfoi me rezultatin 3-1 në stadiumin “St. Mary’s”, e vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Ajo që mori vëmendjen ishin fjalët në transmetim të drejtëpërdrejtë të komentatorit arab të kanalit të njohur sportiv “BEIN Sports”, ku thirri emrin e Armando Brojës dhe më pas e “pagëzoi” duke e quajtur “Armando Maradona”.

Magjitë dhe golat e talentit shqiptar nuk kanë të sosur teksa në 27 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet mes Premier Ligës, Kupës së Mbretëreshës dhe Kupës së Anglisë, Broja e ka tundur rrjetën 9 herë, ku ka arritur të dhurojë dhe një asist.

Futbollisti me origjine nga Malesia e Madhe çdo dite e me shume po shfaqet si protagonist ne futbollin anglez dhe kjo padyshim qe eshte nje vlere e shtuar edhe per Shqiperine, kombetaren te cilen ky futbollist perfaqeson.