Pasditen e nesërme në Burrel duhej të ishte luajtur ndeshja e fundit e fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë, ajo në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë B.

Por në fakt, kjo ndeshje nuk do të luhet në Burrel. Të paktën kështu ka njoftuar FSHF sot.

Në njoftimin e saj bëhet e ditur se ky takim do të luhet në Tiranë, pikërisht në Pezë- Helmes, në fushën e kompleksit “Internacional”.

Arsyeja e këtij spostimi ka të bëjë me kushtet atmosferike në Burrel, çka e bëjnë të pamundur luajtjen atje.

Edhe shtyrja nuk mund të pranohet ngaqë pas kësaj ndeshje, do të përcaktohet edhe renditja përfundimtare në bazë të së cilës do të hidhet edhe kalendari i fazës së tretë.

Spostimi i zhvillimit të këtij takimi nga Burreli në Tiranë, konsiderohet pozitiv për drejtuesit e ekipit shkodran sepse futbollistët e Vllaznisë do të luajnë më lirshëm në kërkim të një rezultati pozitiv.
© shkodrasport.com