Klubi i Kukësit ka reaguar për “Panorama Sport” përmes drejtorit Naim Halili në lidhje me praninë sot në tribunën qëndrore të trajnerit kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili ndodhej afër presidentit të nderit, Safet Gjici.

“Më duhet të sqaroj se nuk ka çështje trajneri te Kukësi. Në krye të detyrës është Enkeleid Dobi. Sa i përket Bylbyl Sokolit, nuk është hera e parë që ndjek ndeshjet e Kukësit, siç mund të ndodhë me shumë trajnerë të tjerë.

Ai ka qenë i shoqëruar sot nga presidenti i Deçiç të Tuzit në Malin e Zi, Pal Dreshaj dhe jo nga zoti Gjici”, ka sqaruar Halili për gazetën.

Ne fakt, edhe pas ndeshjes se kaluar me Vllaznine, u perfol nje gje e tille per emerimin e Bylbyl Sokolit ne krye te pankines se Kukesit dhe fakti qe ai edhe sot ishte serish ne stadium, tregon se diçka mund te kete per kete çeshtje.

Per me teper qe gjerat po shkojne ne menyren jo te duhur tek Kukesi dhe presidenti Gjici ka treguar edhe me perpara se nuk i duron shume trajneret prandaj dhe Dobi duhet te kete kujdes.