Dështon ndeshja e dytë e basketbollit Vllaznia- Peja

Gjeçaj: Vllaznia sezonin e ri nuk e nis si pretendente
Vllaznia e basketbollit, nuk rinovojnë Llazani e Taraboshi

Vllaznia sinjalizon Ligën Ballkanike: Sivjet vështirë të marrim pjesë

Vllaznia rrezikon pjesmarrjen në Ligën Ballkanike
Gjeçaj: Po duam t’i marrim të tre: Gjokoviç, Sarajlija e Hogg

Vllaznia në dyshim për marrjen pjesë sërish në Ligën Ballkanike

Ekipi kampion i Shqipërisë në basketboll për meshkuj- Vllaznia e Shkodrës, ende nuk dihet nëse do të rregjistrohet sërish për të marrë pjesë edhe në edicionin e rradhës të Ligës Ballkanike. Kjo ngaqë për të ekzistojnë disa pengesa të cilat duhen zgjidhur më parë dhe pastaj mund të konfirmohet pjesmarrja. Pengesa kryesore është ajo financiare. Për të marrë pjesë edhe në edicionin e ardhshëm të kësaj Lige, sigurisht që duhet një Vllazni më ndryshe dhe për këtë arsye, duhen më shumë shpenzime. Drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë janë në pritje të përfundimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër dhe vetëm pasi ai (në fakt ajo) të jetë zgjedhur, do të trokasin në derën e saj për të kërkuar ndihmë.
EKIPET KAMPIONE TE VLLAZNISE NE BASKETBOLL PER MESHKUJ
9 herë kampione e vendit në vitet 1966-67, 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98, 1999-2000, 2013-14, 2014-15 dhe 2015-16.
-Vllaznia kampione e sezonit 1966-67:
Renato Radoja, Filip Guraziu, Luan Shatku, Nikolin Pali, Petrit Osmani, Agim Lahi, Asllan Gjyrezi, Zyhdi Çoba, Nikolin Kovaçi, Vladimir Gjurba, Flamur Selmani, Roland Koka. Trajner: Esat Haxhi
Kryebashkiaku Luka pret kampionët e basketit. Na bëtë krenarë!
Vllaznia mund Tiranën për herë të tretë dhe shpallet kampione

Basketbollistët shkodranë kanë arritur një fitore të shkëlqyer mbrëmjen e sotme ndaj Tiranës dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 janë shpallur kampionë të Shqipërisë për sezonin 2014-15. Ndonëse shumëkush ka menduar se festa duhej shtyrë për të premten mbrëma për t'u zhvilluar në "Qazim Dervishi", kuqeblutë nuk kanë dashur të jetë kështu. Ato kanë fituar sonte në Tiranë ndaj skuadrës me të njëjtin emër me rezultatin 71-58 duke mbylluar gjithçka. Ndeshja ka nisur më mirë për bardheblutë që e fituan periodën e parë në shifrat 14-12 por vetëm kaq sepse në të dytën Vllaznia do "zgjohej".