Vllaznia në pritje edhe të Gjonajt. Me të mbyllet merkatoja

0

Merkatoja e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë nuk është mbyllur ende. Pavarësisht se ditët e fundit pjesë e tij janë bërë edhe tre basketbollistë amerikanë, sërish kuqeblutë kanë objektiv të ofrojnë edhe një tjetër lojtar cilësor. Bëhet fjalë për tiranasin Algert Gjonaj. Ai ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e ekipit shkodran duke kontribuar në shpalljen kampion të tij dhe drejtuesit e shoqatës së Vllaznisë janë në bisedime me të, për ta sjellë sërish në Shkodër. Pak ditë më parë, ky basketbollist u shpall si lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2016 duke marrë edhe trofeun përkatës nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Pavarësisht se ende nuk ka firmë në kontratë me këtë sportist, kjo gjë duket punë e kryer, nisur edhe nga vlerësimi që Gjonaj ka për këtë skuadër, për qytetin e Shkodrës dhe në veçanti për tifozët e tij të zjarrtë.

Ndryshimi i skemës së kampionatit të basketbollit, Gorea: U bë me baza politike

0
Pak kohë më parë Fed erata Shqiptare e Bas ketbollit ndërmori disa ndryshime drastike për sezonin 2023-2024, duke nisur që nga formula e kampionatit, te kufizimi i lojtarëve të huaj, për të vijuar me tarifat e regjistrimit të basketbollistëve...

Basketboll të reja/ Vllaznia mund rivalen kryesore brenda në Tiranë

0
Java e pestë e kampionatit kombëtar të basketbollit për të reja ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e Vllaznisë. Duke luajtur në Tiranë ndaj skuadrës që mbante vendin e dytë në renditje- The Rosses, vajzat shkodrane kanë triumfuar...

Vllaznia mund edhe Kamza Basket, 77-56. Fitorja e 8-të rradhazi

0
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka mundur sonte edhe Kamza Basket në ndeshjen e rradhës të vlefshme për kampionat. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë 77-56....

Supersfida Vllaznia- Tirana s’luhet sonte. Shtyhet për në janar

0
Sonte në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" duhej të ishte luajtur ndeshja e shumëpritur e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kalendari të paktën kështu e ka patur të planifikuar por...

Basketboll/ Vllaznia humbet edhe ndaj Partizanit

0
Java e 12-të e Superligës në basketboll për meshkuj nuk ka rezervuar asnjë surprizë, pasi të gjitha ekipet e kreut kanë fituar në përballjet e tyre, duke u shkëputur edhe më shumë nga “treshja” ndjekëse, që duelon për mbijetesë....

Vllaznia për femra shënon 105 pikë ndaj Elbasanit

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur një fitore shumë të thellë pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar. Në ballafaqimin me ekipin e Elbasanit, luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" vajzat shkodrane kanë arritur të shënojnë plot 105 pikë ndërkohë që kanë pësuar vetëm 52 duke e fituar ndeshjen kësisoj me një diferencë të madhe pikësh prej 53 të tilla. Ndeshja është dominuar nga fillimi dhe deri në fund prej tyre. Në periodën e parë, ekipi i drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha ka fituar thellësisht 30-12.

Flet trajneri i ri, Gjuka: Jam te Vllaznia sepse është një klub i madh

0
Ditën e sotme, është bërë prezantimi i trajnerit të ri të Vllaznisë në basketboll, Fabian Gjuka, dhe ky i fundit tashmë ka marrë drejtimin e ekipit të basketbollit për meshkuj të kuqebluve. Menjëherë, sapo ka mbërritur në Shkodër, ai...

Vllaznia në përgatitjet e fundit për ndeshjen me Tiranën

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të kampionatit në fazën e dytë të tij. Kuqeblutë do t'ia nisin nga përballja me rivalin e tyre kryesor në luftën për titullin kampion, pikërisht me Tiranën dhe për këtë arsye, stafi teknik i përbërë nga trajnerët Gjeçaj e Hallunaj është duke u mundur ta bëjë gati ekipin për këtë përballje ku sigurisht që do të kërkohet fitorja.

VIDEO/ Bekteshi: Ta fillosh karrierën si trajner me një fitore ndaj Tiranës, s’ ka...

0
Këtë javë, Vllaznia në basketboll për meshkuj arriti të merrte një fitore 82-63 në shtëpi përballë Tiranës. Kështu, në këtë takim debutoi me fitore edhe trajneri i ri i Vllaznisë, Damian Bekteshi. Pas ndeshjes, në një intervistë për mediat, Bekteshi...