BOKS- LIBRI I ARTE: TITUJT KAMPIONE NE VITE

0
Fituesit e kampionateve të BOKSIT  (si ekip): 1.1947 Partizani 2.1948 Partizani 3.1949 Partizani 4.1950 Partizani 5.1951 Partizani 6.1952 Partizani 7.1953 Partizani 8.1954 Puna...

Vllaznia fiton Kupën e 20-të. Trajneri Gjoni në delir

0

Vllaznia në boks është shpallur fituese fituese e Kupës së Republikës për vitin 2014. Në ndeshjet finale të zhvilluara pasditen e sotme, kanë dominuar boksierët shkodranë në pesë pesha e pikërisht Vuksan Guri, Ronildo Piranej, Emanuel Kaçaj, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa. Fitorja e këtij trofeu ka qenë e 20-ta për ekipin e Vllaznisë në 23 edicionet e Kupës që janë zhvilluar në vendin tonë pas viteve ’90. Emocione për këtë trofe të fituar ka patur edhe trajneri I Vllaznisë Zef Gjoni kur është shprehur se ky triumf tregoi edhe njëherë tjetër se kush është Vllaznia dhe kush është boksi shkodran.

Gjoni: Leqejza do ikë me zor nga posti i presidentit

0
Pas deklaratës së presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza një ditë më parë në gazetën tonë kur deklaronte se nuk ishte në...

Reagon Leqejza: Ku është peticioni? S’do ketë Asamble Zgjedhore

0

Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza ka mohuar që në institucionin që ai drejton të ketë mbërritur një peticion i firmosur nga përfaqësues të disa klubeve dhe shoqatave të vendit që kërkojnë shkarkimin e tij. Ai madje, ka dashur ta injoruar një histori të tillë peticionesh duke shprehur bindjen e plotë se nuk ka ndër mend as të dorëhiqet nga ky pozicion dhe po ashtu, as nuk do ketë Asamble të Jashtëzakonshme Zgjedhore në këto momente siç kërkojnë kundërshtarët e tij.

Demaj e Shytani paraqitje të mira në Kosovë

0
Dy boksierët shkodranë, Kristian Demaj dhe Kristian Shytani që kanë marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë qenë të pafat duke mos zënë...

Shqipëria me ekip të plotë në turneun “Adem Jashari”

0

Kombëtarja shqiptare e boksit do të niset sot drejt Kosovës për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ky turne i përvitshëm do të zhvillohet për dy ditë me rradhë, nesër dhe pasnesër në pallatin e sportit të qytetit të Gjakovës. Në të do të marrin pjesë boksierë nga 9 vende dhe pikërisht nga Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria, Sllovenia, Hungaria dhe Kosova.

Shkodra mirëpret Kupën e Shqipërisë në boks në datat 3-5 dhjetor

0

Qyteti sportdashës i Shkodrës do të presë finalet e Kupës së Shqipërisë në boks për këtë vit. Kjo gjë është vendosur në mbledhjen e kryesisë së kësaj Federate dhe tashmë klubi Vllaznia ka filluar të marrë masat për mikëpritjen e të gjithë ekipeve të vendit dhe njëkohësisht edhe për mbarëvajtjen e aktivitetit. Janë përcaktuar edhe datat kur do të zhvillohet ky edicion i Kupës së Shqipërisë teksa dita e parë do të zhvillohet më datë 3 dhjetor ndërsa finalet do zhvillohen më datë 5 dhjetor në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Komuniteti i boksit, dje firmat në Federatë për Asamblenë

0

Pjesa më e madhe e ekipeve pjesmarrëse të vendit në sportin e boksit, tashmë është e qartë se janë kundër drejtuesve aktualë të Federatës. Për këtë arsye, ato ka kohë që janë duke menduar për ndryshime në kreun më të lartë të këtij institucioni, pra atë të presidentit. Madje, komuniteti i boksit thuhet se ka gjetur edhe njeriun që do të zëvendësojë presidentin aktual Gjergj Leqejza në këtë post dhe ai është biznesmeni i njohur Florent Kalidhopulli.

Nelson Hysa, firmos për “Mexico Guerreros” në Ligën WSB

0

Pas Kristian Demës, shkodrani tjetër Nelson Hysa do të jetë boksieri I dytë shqiptar që do të jetë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste ëSV. Pasditen e djeshme, ky ekip ka publikuar emrat e sportistëve që ka zgjedhur për ta përfaqësuar atë në sezonin e ri. Dhe në peshën + 91 kilogramë, ai ka zgjedhur boksierin e Vllaznisë Nelson Hysa. Karriera shumë e suksesshme e tij në Shqipëri por edhe disa medalje në arenën ndërkombëtare, kanë bindur stafin e ekipit meksikan për ta zgjedhur atë për këtë peshë.

Florent Kalidhopulli, presidenti i ri i boksit shqiptar?

0

Kandidati i parë që doli në skenë ishte presidenti aktual i futbollit të Flamurtarit, Sinan Idrizi ndërsa dje është “zbuluar” dhe emri i kandidatit tjetër për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit. Ai është biznesmeni i njohur gjirokastrit Florent Kalidhopulli. 46 vjeçari njihet si pasionant i këtij sporti, madje vite më parë pat financuar edhe ekipin e Vllaznisë dhe tashmë mund të jetë president i gjithë boksit, nëse do të marrë votat e duhura në Asamble.