Syrjan Marinaj fiton ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror

0

Ka nisur në Sofje të Bullgarisë Kampionati Botëror I boksit për 18 vjeçarë. Në këtë eveniment shumë të rëndësishëm merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare e përbërë nga 5 sportistë dhe e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni e Jozef Sermi. Madje, ditën e djeshme është zhvilluar edhe ndeshja e parë teksa në ring është ngjitur vlonjati Krenar Zeneli. Ai është ndeshur me një boksier nga Kirkistani dhe nuk ka mundur dot të fitojë ndaj tij duke bërë kështu që të heqë dorë nga vazhdimi I mëtejshëm në këtë botëror. E nëse ai nuk do ketë mundësi të vazhdojë të konkurrojë më, katër boksierët e tjerë do të kenë sërish shanse.

Zeneli- Uldedaj dhe trajneri Sermi stërvitje dyjavore në Bullgari

0

Rexhildo Zeneli dhe Jurgen Uldedaj janë dy boksierët shqiptarë që janë përzgjedhur nga Federata Botërore e Boksit për t’iu bashkuar grupit prej 48 sportistesh që federata ndërkombëtare do të grumbullojë për një stërvitje të përbashkët para nisjes së kampionatit botëror, që do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Kjo është hera e parë që Shqipëria përzgjidhet për të qenë në elitën e boksit për të rinj. Dy talentet e boksit shqiptarë janë nisur mëngjesin e djeshëm drejt Bullgarisë së bashku me trajnerin e Kombëtares së boksit, Jozef Serrmi. Shqipëria do të përfaqësohet në kampionatin botëror të boksit që do të zhvillohet në muajin prill me 5 boksierë, të cilët do t’i bashkohen grupit pak para nisjes së aktivitetit më datë 15 prill në Sofje.

Emiliano Çekini, boksieri më i mirë i turneut në Bujanovc

0

Boksierët e Vllaznisë kanë përfaqësuar vendin tonë në një turne të zhvilluar në Komunën e Bujanovcit të Luginës së Preshevës. Kanë qenë pjesmarrës në këtë aktivitet sportistët Ronildo Pirani, Asmer Bilali, Emiliano Çekini dhe Emanuel Kaçaj. Ne kete aktivitet kane marrë pjesë përveç boksierëve të kombëtares shqiptare, edhe boksierë nga Serbia, Kosova dhe Sllovenia. Në fund, boksieri I Vllaznisë Emiliano Çekini ka marrë edhe kupën e boksierit më të mirë të aktivitetit. Në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, ai ka shprehur kënaqësinë për këtë sukses të arritur.

Gjoni: Kombëtarja rrezikon Botërorin. Presidenti s’paguan lekë

0

E ndërsa kombëtarja shqiptare e boksit për 18 vjeçarë ka hyrë në përgatitjet e fundit për kampionatin botëror që zhvillohet muajin e ardhshëm në Bullgari, problem ka dalë gjetja e fondeve për udhëtimin drejt këtij vendi. Kjo ngaqë fondet e Federatës së boksit nuk hapen deri në muajin maj, ndërkohë që presidenti I saj, Gjergj Leqejza duket se ka deklaruar që nuk do paguajë për këtë gjë. Në rrethana të tilla, trajneri I kombëtares Zef Gjoni, në një prononcim për mediat është shprehur I indinjuar në lidhje me një situatë të tillë.

Kombëtarja e 18 vjeçarëve gati për Botërorin e Sofjes

0

Muajin e ardhshëm në Sofje të Bullgarisë do të zhvillohet Kampionati Botëror I boksit për 18 vjeçarët. Një aktivitet shumë I rëndësishëm në të cilin do të marrë pjesë krahas shumë shteteve nga e gjithë Bota, edhe Shqipëria. Për këtë, ditën e djeshme Federata Shqiptare e Boksit ka përcaktuar edhe përbërjen e ekipit tonë kombëtar. Edhe këtë herë ai do të drejtohet nga trajneri I mirënjohur Zef Gjoni që do të ketë përkrah edhe trajnerin tjetër shkodran Jozef Sermi. Ndërkohë në përbërje të ekipit do të jenë 5 boksierë, përgatitjet e të cilëve në fakt kanë kohë që kanë nisur në Shkodër.

Zeneli e Marinaj, dy medalje ari në turneun ndërkombëtar të Hercegnovit

0

Boksierët e Vllaznisë janë kthyer me dy medalje të arta nga Mali I Zi. Krenar Zeneli dhe Syrjan Marinaj, kanë zënë vende të para në peshat respektive, në turneun ndërkombëtar të zhvilluar për dy ditë me rradhë në fundjavën që lamë pas pikërisht në qytetin e Hercegnovit të vendit fqinj. Shumë pranë fitores ka qenë edhe boksieri tjetër pjesmarrës, Kristian Shytani që për fatin e tij të keq është dëmtuar që në raundin e parë të ndeshjes finale duke mos u lejuar nga mjeku I ringut për të vazhduar garën. Megjithatë, paraqitjet e Zenelit dhe Marinajt, kanë qenë vërtetë mbresëlënëse.

Zeneli, Shytani e Marinaj, në turneun ndërkombëtar të Hercegnovit

0

Tre boksierë të Vllaznisë do të marrin pjesë në një tjetër turne ndërkombëtar. Bëhet fjalë për turneun që do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Hercegnov të Malit të Zi. Boksierët pjesmarrës në këtë aktivitet do jenë Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani dhe Syrjan Marinaj. Ata kanë kohë që stërviten me intensitet dhe pas pjesmarrjes së suksesshme pak kohë më parë në kupën “Pavarësia” në Kosovë, tashmë e kanë rradhën për t’u përfaqësuar në një tjetër veprimtari edhe më të rëndësishme.

Kristian Demaj fiton në boksin profesionist ndaj polakut Kowalski

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj më në fund ka arritur fitoren e tij të parë në boksin gjysmëprofesionist. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në ringun e Polonisë, ai ka fituar ndaj boksierit vendas Tomas Kovalski. Në fakt ka qenë një sfidë shumë e fortë dhe të gjithë prisnin fitoren e boksierit vendas, ngaqë rezultati I ndeshjes në mes ekipit polak dhe atij Meksiko Guerreros ku bën pjesë shkodrani, në ato momente ishte 3-1 në favor të vendasve. Megjithatë Demaj ka bërë që të gjithë parashikimet të prishen. Boksieri ynë, I cili pikërisht dje ka festuar edhe 23 vjetorin e lindjes, ia ka bërë edhe më të bukur vetes dhe familjes së tij këtë ditë.

Mblidhet në Shkodër Asambleja e Kick dhe Tai Boksit

0
Federata Shqiptare e Kick Thai Boxing ka zhvilluar mbledhjen e radhes te Asamblese. Mbledhja eshte drejtuar nga Presidenti i Federates Arbis Vjerdha. I pranishem...

Kristian Demaj më 21 shkurt në ring për Mexico Guerreros

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj do jetë sërish në ring këtë muaj për ekipin e tij Mexico Guerreros që merr pjesë në ëorld Series Boxing. Ndeshja do të zhvillohet këtë herë në Poloni teksa përballë do ketë një boksier të ekipit vendas Hussars Poland që merr pjesë në këtë ligë gjysmëprofesioniste. Ajo që vlen për t'u theksuar është se Demaj në këtë ndeshje do të jetë i shoqëruar nga një emër i njohur i boksit shkodran dhe atij shqiptar, Jetmir Kuçi i cili prej disa kohësh është edhe trajneri i tij.