Memoriali i Shkodrës, 10 shtete konfirmorjen pjesmarrjen në të

0

Një muaj para nisjes së Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të Boksit që do të zhvillohet si zakonisht në Shkodër në fillim të muajit prill, janë të shumta shtetet që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Grupi I punës që ka filluar të merret me këtë organizim, bën të ditur për televizionin Rozafa se deri ditën e sotme, kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në këtë Memorial plot 10 shtete. Bëhet fjalë për Australinë, Rusinë, Italinë, Bullgarinë, Guinenë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Uzbekistanin dhe Skocinë.

Kombëtarja e boksit nga sot ka nisur grumbullimin në Velipojë

0

Ndonëse duhet edhe një muaj për nisjen e Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të boksit që zhvillohet në Shkodër, ekipi kombëtar shqiptar ka kohë që ka nisur përgatitjet për të. Megjithatë gradualisht ai po hyn në fazën më intensive të përgatitjeve. Për këtë arsye, duke filluar nga dita e sotme, kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni ka nisur grumbullimin e parë. Ai do jetë njëjavor dhe po zhvillohet në Velipojë. Pjesë e ekipit për momentin janë boksierët Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani, Xhulio Vrenozi, Bekim Vjerdha, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa.

Kristian Demaj mundet 0-3 nga boksieri rusi Eduard Yakushev

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj nuk ka mundur të bëjë realitet as sot fitoren e tij të parë në ringun profesionist. Ai është mundur nga boksieri rus Eduard Yakushev me rezultatin e tre gjyqtarëve të tavolinës 3-0. Në fakt, epërsia e boksierit rus ka qenë e pranishme në të 5 raundet e kësaj ndeshje. Ai ka bërë një ndeshje më të mirë dhe ajo që është parë qartë ka qenë forma fizike më e mirë e tij. Rezultatet përfundimtare të tre gjyqtarëve kanë qenë 49-46, 50-45 dhe 50-45 në favor të Yakushev.

Kristian Demaj më 1 mars në ring përballë rusit Yakushev

0
Për boksierin shkodran Kristian Demaj vjen dhe përballja e dytë në ringun profesionist. Më datë 1 mars 2013, pra pasnesër, ai do të ngjitet...

Shytani, Bilali e Vjerdha humbasin në Turneun e Bullgarisë

0
Kristian Shytani, Asmer Bilali dhe Bekim Vjerdha i kanë humbur ndeshjet e tyre të para në turneun ndërkombëtar "Strandja 2013" që po zhvillohet në...

4 boksierë të Vllaznisë pjesmarrëse në turneun e Bullgarisë

0

Katër boksierë të kombëtares shqiptare të boksit janë nisur pasditen e djeshme drejt Bullgarisë për të marrë pjesë në Turneun e rëndësishëm Ndërkombëtar që zhvillohet në Sofje në datat 20-23 shkurt. Boksierët që do përfaqësojnë vendin tonë në këtë aktivitet të rëndësishëm janë Rexhildo Zeneli që do konkurrojë në peshën 56 kg, Kristian Shytani në peshën 64 kg, Asmer Bilali në peshën 69 kg dhe Bekim Vjerdha në peshën 81 kg.

Kristian Demaj firmos kontratën zyrtare me ekipin meksikan

0

Lajme të mira për boksin shkodran dhe atë shqiptar. Boksieri Kristian Demaj ka përfituar një kontratë profesionistësh nga ekipi “Mexico Guerreros”.  Ai siç dihet bëri një ndeshje me këtë ekip pak kohë më parë, të vlefshme për Ligën gjysmëprofesionistë (ëSB) ndaj bjellorusit Sergej Kuzmin dhe ndonëse e humbi atë, ka lënë përshtypje të mira tek drejtuesit e ekipit meksikan që për rrjedhojë I kanë ofruar të firmosë një kontratë me ta. Në fakt kohëzgjatja e kësaj kontrate këtë herë nuk do jetë e gjatë, vetëm tre mujore, çka do të thotë se ai konsiderohet zyrtarisht pjesë e këtij ekipi për periudhë janar- mars 2013. Kjo ngaqë në fund të muajit të ardhshëm përfundone dhe faza e dytë e garave individuale të kësaj Lige.

Ministri Bumçi premton mbështetje për Memorialin e boksit

0

Memoriali I 10-të ndërkombëtar I boksit që do të zhvillohet në muajin prill në Shkodër, këtë vit do të ketë edhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Premtimi për këtë është bërë nga vetë numri 1 I kësaj Ministrie, Aldo Bumçi. Një premtim I tillë I është bërë presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza dhe trajnerit të ekipit kombëtar dhe njëkohësisht atij të Vllaznisë Zef Gjoni në takimin që ka patur me to dy ditë më parë. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Shkodra Sport” trajneri Gjoni I cili ka thënë:

Jetmir Kuçi dëmtohet dhe ia humbin ndeshjen me pa të drejtë

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi ka qenë i pafat në duelin e tij të zhvilluar në Heerelen të Holandës kundër Gevorg Khatchikian pak ditë më parë në ndeshjen e boksit profesionist. Kuçi tregoi performancë të mrekullueshme në 2 minuta e 50 sekonda të raundit të parë duke e dërrmuar plotësisht armenin e natyralizuar. Kuçi që nga fillimi e sulmoi ashpër duke mos e respektuar dhe duke goditur disa herë me kombinime të njëpasnjëshme dhe Khatchikian u gjend me vështirësi në këmbë ku mezi mbahej duke u munduar t'i ngjitet boksierit tonë, deri sa të gjithë e pritnin që ai të gjendet në dysheme.

Boksierët më të mirë të vendit, “sparing” në palestrën e Shkodrës

0

Sot në palestrën e boksit të Shkodrës është zhvilluar një ndeshje kontrolli ( sparing) mes sportistëve të ekipeve kryesore të vendit. Qëllimi i organizimit të këtyre ndeshjeve ka qenë testimi i formës së sportistëve dhe përzgjedhja e elementit më të mirë për aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare që e presin kombëtaren tonë. Niveli i boksimit të ditës së sotme ishte i larte duke pasur parasysh qe edhe boksieret qe moren pjese jane nder me cilesoret në vend.