Nikoll Gjergji nis projektin e tij tek Akademia “Juban Danja”

0

Specialisti i njohur i futbollit Nikoll Gjergji ka nisur një projekt më fëmijët e Akademisë "Juban Danja". Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe pak ditë më përpara, ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve '60, ka ndër mend të bëjë diçka të bukur me këtë projekt. I është bashkangjitur Akademisë "Juban Danja" duke parë edhe seriozitetin dhe korrektesën e presidentit Ferdinand Jaku dhe sëbashku kanë ndër mend të bëjnë diçka të bukur.

Vllaznia femra me sytë nga UEFA. Të premten mblidhet Disiplina

0

Ditën e premte do të mblidhet Komisioni i Disiplinës së UEFA-s për të marrë në shqyrtim ankesën e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë në lidhje me aktivizimin e një futbollisteje të pafederuar nga ana e ekipit grek PAOK në ndeshjet e vlefshme për LIgën e Kampioneve. Këto ndeshje u zhvilluan pak ditë më parë dhe në përfundim të tyre, vajzat greke zunë vendin e parë në grup duke u kualifikuar për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Shtatë futbolliste të Vllaznië grumbullohen në kombëtare

0

Afrimi i ndeshjeve të kombëtares shqiptare ka sjellë edhe grumbullimin e ekipit tonë kombëtar të futbollit të femrave. Më datë 10 shtator trajneri Armir Grima do të ketë në dispozicion futbollistet me të cilat do të ndeshet ndaj Zvicrës më 15 shtator, ndeshje që do të zhvillohet në vendin toën dhe katër ditë më vonë në Bjellorusi ndaj kombëtares vendase, ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Vllaznia mund 2-0 Bettembourg. E mbyll e dyta por… me sytë nga UEFA

0

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës e ka mbyllur me fitore serinë e ndeshjeve në grup. Ashtu siç pritej, shkodranet nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë ndaj kampioneve të Luksemburgut, ekipit Bettembourg. Me dy gola të shënuar që në pjesën e parë dhe me autore Maliqin e Maksutin, vajzat kuqeblu kanë siguruar fitoren dhe rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund duke bërë që Vllaznia të fitojë 2-0.

Skandal: PAOK aktivizoi një lojtare të pafederuar. Vllaznia e reklamon

0

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të femrave. PAOK i Selanikut ka aktivizuar në dy ndeshjet e para në grup një lojtare të pafederuar. Për rrjedhojë, drejtuesit e ekipit shkodran kanë bërë reklamimin e duhur dhe presin vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe me shumë të ngjarë do të ketë një dënim të rëndë për ekipin grek.

Vllaznia femra këtë herë e pëson në ’92. E mund 0-1 PAOK

0

Vllaznia e femrave pësoi një humbje të hidhur 1-0 me POAK-un, me skuadrën greke që realizoi me penallti në minutën e 92-të. Gjithsesi, shpresat e shkodraneve mbeten ende të gjalla, pasi në ndeshjen e parë fitoi 1-0 ndaj Sarajevos po me një gol të realizuar në minuta e 92-të nga Megi Doçi dhe tani në ndeshjen e tretë e pret Betembergu i Luksemburgut,  një skuadër modeste.

Presidenti Matija: Vllaznia do kërkojë të mundë edhe PAOK-un

0

Fitorja e djeshme ndaj SFK 2000 të Sarajevës, i ka dhënë emocione të mëdha. Për më tepër që ajo ka ardhur në minutat shtesë dhe ndaj një rivali direkt siç ishte ekipi vendas. Presidenti i ekipit të Vllaznisë së femrave Lazer Matija, nuk e fsheh emocionin që ka përjetuar pas kësaj fitoreje por nga ana tjetër deklaron se kjo fitore nuk ishte rastësi.

Champions League Women: Megi Doçi shënon “in extremis”. Vllaznia mund Sarejevon

0

Një gol i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren Vllaznisë së femrave në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Asim Ferhatoviç" të Sarajevos së Bosnjës ndaj kampiones vendase të SFK2000. Autorja e këtij goli ka qenë, e zakonshmja Megi Doçi e cila ka shënuar në minutën e 92-të.

Trajneri Leka: Vllaznia nuk shkon për turizëm në Bosnjë

0

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, nuk do të shkojë për turizëm në Bosnjë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve por do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri Nikolin Leka në seancën e fundit stërvitore të ekipit kuqeblu.

Matija: Vllaznia-femra do synojë suksesin historik në Champions

0

Javën e ardhshme në Bosnjë- Hercegovinë, ekipi kampion I Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës, do të zhvillojë ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Përballë saj do të jetë kampionia vendase, ekipi I Sarajevës, kampionia e Greqisë PAOK I Selanikut dhe kampionia e Luksemburgut.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI