Shtubina- Rajoviç- Abraham kthehen në Shkodër
Tre nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë në sezonin e kaluar, pikërisht Ndriçim Shtubina, Blazho Rajoviç dhe Abraham Alechenu, do kthehen sërish në Shkodër. Por kuptohet jo për të luajtur sërish me skuadrën shkodrane. Ata do të kthehen për të luajtur nesër ndaj Laçit, ndeshje që siç është bërë e ditur do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" për shkak të dënimit të fushës së Laçit. Shtubina, Rajoviç e Abraham mbeten ndër pikat më të forta të skuadrës vlonjate dhe kuptohet që drejtuesit e kësaj skuadre nuk do hiqnin dorë kollaj nga shërbimet e këtyre futbollistëve.
Vllaznia në grupin “e ferrit” në kupë me Flamurtarin, Skënderbeun e Laçin
Paraqitje “skandaloze” e 6 të huajve. Vata i largon të gjithë
Ndeshja miqësore e ditës së sotme në mes Vllaznisë dhe Adës, është zhvilluar me qëllim testimin e lojtarëve të huaj që kanë ardhur për provë tek skuadra shkodrane. Ka qenë trajneri Vata që e ka kërkuar atë gjë sepse donte të shihte formën e dy serbëve, Jeliç dhe Aleksiç, dy kroatëve Dujmoviç e Petraniç, lojtarit të kombëtares së Andorës Sergi Moreno dhe shkodranit të ardhur nga Italia Mbenovias.
Vllaznia- Ada, nesër miqësore në orën 13.00
Kam frikë se merkatoja e Vllaznisë do dështojë sërish
Vllaznia fiton në Ballsh 4-2 ndaj Bylisit
Skuadra shkodrane ka fituar pasditen e sotme në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 4-2. Ajo ka kaluar e para në avantazh me anë të Markolajt në pjesën e parë, më pas kanë qenë vendasit që kanë barazuar. Bylisi ka patur mundësi të kalojë edhe në avantazh por një 11-metërsh i ekzekutuar nga vendasit, është pritur nga portieri Gjokoviç. Në minutën e 80-të ndërkohë ka qenë Shaba ai që ka shënuar edhe golin e dytë.
Mbërrin Sergi Moreno, lojtari i kombëtares së Andorës
Vata e pranon: I thashë familjes, ndoshta s’jam më trajner
Mjafton një shkrim i botuar në faqet e “Sporti Shqiptar” dhe në skenë dalë shumë gjëra. Drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar ta largojnë trajnerin Vata në rast humbje në ndeshjen ndaj Dinamos. Por nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se e kishte patur ndër mend ta bëjë vetë një gjë të tillë duke parë si po shkojnë gjërat.
Vllaznia në Ballsh me formacionin e dytë
Rudi Vata do largohej nëse humbte me Dinamon?!
Rezultati final I ndeshjes së fundit me Dinamon ka qenë 2-1 për Vllazninë dhe në këtë kontekst, për momentin shkodranët po I gëzohen trepikëshit të fitores. Por gjithnjë në këtë temë, shumëkush pyet se si do ishte situata nëse rezultati I pjesës së parë do kishte mbetur në fuqi deri në fund të ndeshjes. Që do të thoshte fitore e dinamovitëve në këtë ndeshje.