Bakaj: E kam mbyllur me Vllazninë. Ndaj Tiranës s’mund të luaja

0

Sulmuesi kryeqytetas e ka pranuar edhe vetë se i ka dhënë tashmë lamtumirën Vllaznisë dhe njëkohësisht ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi të mos luante ndaj Tiranës ditën e shtunë. Ne nje interviste per Top Channel sqaron vendimin e tij: Kam vendosur te mos luaj ne kete ndeshje kunder Tiranes. Bardheblute jane skuadra qe une dua nderkohe qe edhe Vllaznia me ka respektuar shume dhe une e respektoj shume.

Vllaznia kërkon arbitra të huaj për supersfidën ndaj Tiranës

0

Humbjet e njëpasnjëshme dhe rreziku I madh I rënies nga kategoria, kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit shkodran. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme do t’I bëjnë dy kërkesa zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit. E para, ka të bëjë me arbitrat e huaj që dëshirojnë t’I kenë në përballjen shumë të rëndësishme me Tiranën.

Premtimi i Kalajës: Vllaznia do tentojë për pikë në Durrës

0

Pesë javë më përpara Vllaznia mendonte për tjetër gjë, Kupat e Europës, vendin e katërt e shumë gjëra të tjera. Sot, ndërkohë, planet duhen bërë ndryshe. Kuqebluve u duhet të paktën edhe një pike, por ende nuk është shumë e qartë se ku do të merret ajo. Njëri nga lojtarët e këtij ekipi, mesfushori Arlind Kalaja, në prononcimin e sotëm për mediat, ka bërë të ditur se skuadra do të mundohet të bëjë më të mirën e mundshme, që ndaj Teutës të marrë pikën e shumëpritur, për t’i qetësuar të gjithë në Shkodër:“Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë.

Antonio Marku pas operacionit i qëndron pranë shokëve të ekipit

0

Vetëm pak ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit të tij të djathtë dhe aktualisht është në periudhën e rehablimitit por Antonio Marku nuk mund të qëndrojë larg Vllaznisë. Sidomos në këto momente të vështira që ajo po kalon në këtë fundsezoni. Për këtë arsye, ai pasditen e djeshme ka qenë i pranishëm në stërvitjen e ekipit, ka marrë pjesë në analizën e zhvilluar dhe po ashtu, ka ndjekur seancën stërvitore të tij deri në fund të saj.

Vllaznia asnjë masë për humbjen në Laç. Mendja vetëm tek Teuta

0

Humbja në Laç ka zhgënjyer të gjithë tifozët shkodranë dhe pa as më të voglin diskutim që shumica e tyre kanë menduar se kjo humbje do të shoqërohej me mbledhje, analiza dhe gjoba për futbollistët. Por në fakt nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kështu. Drejtuesit e klubit dhe ata të stafit teknik janë marrë kryesisht me studimin e situatës së krijuar duke menduar daljen nga ajo dhe motivimin e futbollistëve për ndeshjen e rradhës me Teutën. Sipas asaj çfarë ka vendosur Federata Shqiptare e Futbollit, ajo do të zhvillohet ditën  e shtunë në orën 17.30 në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, në të njëjtin orar me tre ndeshje të tjera të javës së parafundit të kampionatit. Kuptohet që një pikë ndaj durrsakëve do të qetësonte gjithçka në kampin kuqeblu por problemi është se a do mundet Vllaznia ta marrë atë?

Në Shkodër ndjehen të frikësuar. Vllaznia është e rrezikuar

0

Humbja e Vllaznisë në Laç I ka rënduar edhe më shumë pozitat e saj në renditje dhe ajo tashmë rrezikon shumë seriozisht rënien nga Superliga. Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, asaj I duhet të marrë edhe një pikë por ecuria e ndeshjeve të fundit të kuqebluve nuk jep shumë shpresë. Kampionati I sivjetëm ka hyrë në një fazë shumë interesante ku çdo gjë duket e hapur jo vetëm sa I takon skuadrës që do të shpallet kampione por edhe asaj për vendin e katërt apo për skuadrën tjetër që do të bjerë nga kategoria.

Vllaznia mundet edhe në Laç. Rrëzimi nga Superliga, një rrezik real

0

Tjetër zhgënjim i Vllaznisë. Ndonëse i duhej të luante për të paktën një pikë, kuqeblutë jo vetëm që nuk kanë arritur ta marrin atë por kanë bërë një paraqitje për t'u harruar duke humbur me rezultatin e thellë 0-3 ndonëse kanë luajtur me pesë mbrojtës për pjesën më të madhe të ndeshjes. Ndeshja nuk ka nisur mirë për Vllazninë që duket disi inferiore ndaj kundërshtarit i cili ushtron më shumë presion drejt portës së saj. Por pas minutës së 15-të gjërat ndryshojnë sepse kuqeblutë arrijnë të marrin mesfushën dhe madje shohin edhe drejt portës vendase. Loja vijon në këtë mënyrë ndërkohë që Laçi pretendon për një 11-metërsh në minutën e 33-të për një pengim në zonë të Mensah por arbitri vazhdon lojën.

Vllaznia me formacion mbrojtës, në përpjekje për të marrë pikë në Laç

0

Një orë më vonë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të nisë një ndeshje shumë e rëndësishme e vlefshme për javën e 34-të të Superligës, ajo në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë. Të dy ekipet kanë nevojë për pikë, laçianët për fitore sepse vetëm ajo u kryen punë ndërkohë që shkodranët janë të kënaqur edhe me një barazim. Pikërisht për këtë, trajneri Cungu duket se ka ndër mend të hedhë në fushë një formacion mbrojtës. Ai është i kushtëzuar nga mungesat e Bakajt për arsye kartonash dhe Kalajës e Mulemos për arsye dëmtimi.

Cungu i vendosur: Vllaznia duhet të marrë pikë ndaj Laçit

0

Java e 34-të e Superligës do të dhurojë ballafaqimin Laçi- Vllaznia që do të zhvillohet pasditen e së hënës në orën 16.00 në stadiumin e qytetit të Laçit dhe sigurisht që konsiderohet një përballje shumë e vështirë për shkodranët. Kurbinasit që deri para pak ditësh, konsideroheshin më të rrezikuarit për rënien nga kategoria, me barazimin ndaj Partizanit, kanë futur në këtë valle edhe shumë skuadra të tjera. Ndër të cilat edhe Vllazninë. Kjo natyrisht që I ka ndërlikuar gjërat dhe në kampin shkodran e kanë të qartë këtë gjë.

Vllaznisë s’i dalin llogaritë. I duhet edhe një pikë

0

Me pikën e marrë ndaj Luftëtarit shkodranët u mërzitën që nuk kapën vendin e katërt por së paku u gëzuan se siguruan qëndrimin në Superligë. Por me barazimin e djeshëm të Laçit ndaj Partizanit, planet e shumë skuadrave janë prishur. Ndër to, edhe të Vllaznisë. Kurbinasit që bashkë me Tiranën konsideroheshin dy ekipet më të rrezikuara, tashmë kanë rihapur lojën. Për këtë arsye, kuqebluve së paku u duhet të marrin një pikë për të qenë të qetë më pas.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI