Cungu: S’është ndeshja e sezonit por ndaj Luftëtarit do fitojmë

0

Nesër në Shkodër do të luhet takimi Vllaznia- Luftëtari i cili pritet të përcaktojë shumë gjëra sa i takon fatit të vendit të katërt. Në opinion konsiderohet ndeshja e sezonit për kuqeblutë që me një fitore të mundshme, mund të arrijnë objektivin që i kanë vënë vetes. Por trajneri Armando Cungu mendon krejt ndryshe. Ai nuk e konsideron "ndeshje për jetë a vdekje", por thjesht një përballje e rradhës që duhet fituar. "Unë nuk do ta quajë ndeshje të sezonit këtë përballjen me Luftëtarin. Natyrshëm që ekziston dëshira e madhe për të marrë vendin e katërt në renditje, nisur nga rrethanat që na erdhën në këtë fundkampionati.

Operohet me sukses Antonio Marku. Rikthimi në stërvitje pas një muaji

0

Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale për mbrojtësin e Vllaznisë Antonio Marku. Pas diçka më shumë se një muaji, ai pritet t'i rikthehet sërish stërvitjes normale. Në këtë mënyrë, në harkun kohor të një muaji, klubi i futbollit Vllaznia ka mundësuar ndërhyrjet kijurgjikale për dy futbollistët e saj të dëmtuar. Kjo ngaqë fillimisht ka qenë mesfushori Ambroz Kapaklija që operua për një këputje të ligamentit të gjurit, operimi i të cilit u realizua në San Marino. Këtë herë rradha ka qënë për futbollistin tjetër kuqeblu, Antonio Marku. Pas një dëmtimi  në gjurin e djathtë që e shqetësonte prej kohësh, madje duke e penalizuar jo pak edhe në aktivizimin e tij në fushën e lojës, mëngjërashi i  mbrojtjes shkodrane, Antonio Marku është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Cungu i vendosur: Cicmil nuk është më në planet e mia

0

Humbja e fundit në Korçë vijon me debatet në distancë në kampin shkodran. Pas asaj që tha trajneri Cungu në konferencën e shtypit të pasndeshjes, pat reaguar edhe vetë lojtari duke i quajtur gabime të çastit 11-metërshat e shkaktuar. Malazezi po ashtu la të hapur edhe mundësinë e uljes së figurës të tij me komentet dhe deklaratat e bëra së funi. Por krejt ndryshe mendon trajneri aktual i Vllaznisë. Në një prononcim të dhënë ditën e sotme për mediat, Armando Cungu është shprehur:

Shpërdoron Vllaznia. Minutat shtesë i sjellin humbjen 3-4 në Korçë

0

Vllaznia gabon rëndë në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur pasditen e sotme në Korçë ndaj kampionëve në fuqi të vendit duke çuar dëm një trepikësh me shumë vlerë të cilin ajo e pati në dorë por në fund është mundur 3-4.Ka nisur me surpizë që në fillim ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Në një ndeshje që parashikohej e lehtë për vendasit që duhej të përfitonin nga ndalesa e dy kryesuesve, ishin miqtë nga Shkodra ata që kaluan të parët në avantazh.

Madzar: Vllaznia drejt Korçës me objektiv për të marrë pikë

0

Pasditen e së shtunës Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës në Korçë ndaj Skënderbeut dhe ndonëse në pamje të parë konsiderohet thuajse e pamundur marrja e pikëve ngaqë vendasit janë në luftë për titullin kampion, krejt ndryshe mendon zëvendëstrajneri i ekipit shkodran Aleksandar Madzar. Në konferencën e sotme për shtyp, ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se kuqeblutë nuk do dalin pa rezultat pozitiv nga ky takim.

Antonio Marku mbyll sezonin. Operohet të dielën në menisk

0

Pas Ambroz Kapaklijës, një tjetër futbollist i Vllaznisë ka mbyllur sezonin para kohe. Bëhet fjalë për mbrojtësin Antonio Marku. Edhe ai do të jetë i detyruar t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të tentuar rikthimin sa më shpejt në normalitet dhe më pas edhe në stërvitje me ekipin. Sezoni aktual ka qenë ndër më të vështirët për mbrojtësin e majtë të kuqebluve. Ai ka kaluar shumë probleme me dëmtimet ndërkohë që prej disa javësh edhe nuk është stërvitur me ekipin.

Drejtuesit e Vllaznisë kërkesë skuadrës. Duam vendin e katërt

0

Humbja e javës së kaluar me Flamurtarin dhe mbi të gjitha barazimi i fundit me Korabin kanë bërë që në Shkodër të bjerë entuziasmi i dy barazimeve të arritura nga ekipeve kryesuese, Kukësit dhe Partizanit. Shumëkush ia faturon këtë gjë vetëkënaqësisë sepse futbollistët mesa duket e kanë kuptuar që objektivi tashmë është arritur dhe për rrjedhojë, kanë menduar të nisin "pushimet".

Pjeshka e Gurishta, mungesat e Vllaznisë ndaj Skënderbeut

0

Ndeshja e së shtunës që shkoi ndaj Korabit, përveç barazimit e ka penalizuar ekipin e Vllaznisë edhe në një drejtim tjetër. Bëhet fjalë për ndëshkimin e dy prej lojtarëve titullarë të formacionit kuqeblu me kartona e për rrjedhojë, ata do të mungojnë në ndeshjen e rradhës ndaj Skënderbeut. Lojtarët që do të mungojnë janë pikërisht dy mbrojtësit, Denis Pjeshka dhe Erdenis Gurishta.

Vllaznia gabon rëndë. Barazoi 1-1 ndaj Korabit në “Loro Boriçi”

0

Ajo që dukej të ishte një ndeshje e lehtë dhe e vendosur që para se të niste, ka servirur surprizën e kësaj jave të 31-të, me Korabin e rënë në Kategorinë e Parë që ka ndalur Vllazninë në shtëpi. Ishte Vllaznia ajo që kaloi e para në avantazh vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë. Në të 44’ Bakaj shërben për Gurishten që nuk gabon por shënon me kokë golin e epërsisë për shkodranët. Kur kishin kaluar vetëm 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Korabi ka barazuar shifrat në 1-1, falë golit të realizuar nga Prençi.

Reagon Vllaznia: Sot na gjykon një gjirokastrit, kjo nuk është normale!

0

Ndeshje e lehtë në letër për Vllazninë ajo e sotmja ndaj Korabit megjithatë në Shkodër nuk e mendojnë kështu. Për më tepër që drejtuesit e saj janë "acaruar" edhe nga një fakt tjetër. Në luftën e nisur për rimarrjen e vendit të katërt në renditje që mbahet aktualisht nga Luftëtari i Gjirokastrës, ata sot do t'i arbitrojë një treshe gjirokastrite!!! Koinçidencë apo rastësi, ata nuk kanë dashur të paragjykojnë këto arbitra por i kanë tërhequr vëmendjen FSHF-së se një gjë e tillë nuk është normale. Për këtë arsye, pak minuta më parë, klubi shkodran ka dalë me një komunikatë për shtyp ku thuhet:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI