Beqiri do mungojë, Bushiç bëhet gati për të luajtur në Laç

Dëmtimet që pësuan futbollistët shkodranë në takimin e kupës me Partizanin, e kanë rënduar situatën te Vllaznia para transfertës së Laçit. Megjithatë, nga burime të sigurta pranë klubit kuqeblu bëhet e ditur se vetëm kapiteni Elvin Beqiri nuk do të jetë i gatshëm. Beqiri ka thyer gishtin e këmbës. Por lajmi i mirë për trajnerin Canaj është se sulmuesi Bushiç do të jetë i gatshëm për këtë përballje.
Alarmohen te Vllaznia, dëmtohet sërish sulmuesi Bushiç

Takimi me Partizanin ka qenë i mundimshëm për disa prej lojtarëve shkodranë. Kjo nuk ka pasur të bëjë me lodhjen që kanë sjellë 120 minutat, por për faktin se disa nga kuqeblutë janë dëmtuar në këtë përballje. Sulmuesi kryesor i kuqebluve dhe një nga pikat më të forta të kësaj skuadre, Tomislav Bushiç, është detyruar që të lërë takimin në mesin e pjesës së parë. Ai ka ndier përsëri dëmtimin në kofshën e këmbës së majtë, njëlloj si dy javë më parë po me Partizanin për Kupë. Ky shqetësim mund të rezultojë fatal për këtë lojtar, që mund të mos jetë i gatshëm për takimin me Laçin, i fundit për këtë vit kalendarik.
Tifo-grupi feston 8 vjetorin. Gëzuar ditëlindjen “Vllaznit Ultras”!
Vllazninë mund 1-0 Partizanin dhe kalon në çerekfinale të Kupës

Vllaznia e interesuar zyrtarisht për mesfushorin kosovar Zhdrella

Klubi i futbollit Vllaznia është i interesuar për mesfushorin kosovar Mentor Zhdrella. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit nga drejtuesit e lartë të tij. Në këtë mënyrë, edhe shkodranët futen në garë për të marrë shërbimet e këtij futbollisti ashtu si Partizani, Besa, Shkëndia e Tetovës dhe ndonjë ekip tjetër. Po ashtu konfirmohet edhe fakti se gjatë këtyre ditëve, përfaqësues të klubit kanë patur takim me futbollistin në Prishtinë dhe është lënë hapur mundësia e firmosjes së një kontrate gjatë muajit janar.
Vllaznia kthehet tek fitorja. Mund 2-0 Lushnjën

Dy golat e sulmuesit kroat Tomislav Bushiç në pjesën e dytë, i kanë mjaftuar Vllaznisë të mundë Lushnjën me rezultatin 2-0. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi" në praninë e një numri jo shumë të madh tifozësh të cilët natyrshëm nuk ishin të kënaqur nga rezultatet e ndeshjeve të fundit të skuadrës së tyre. Ndonëse kuqeblutë vinin me mungesa në këtë ndeshje, ato nuk janë ndjerë. Në pjesën e parë në fakt loja nuk është ngjitur aty ku duhet. Vetëm tre raste për Vllazninë teksa në minutën e 8-të Shtubina duhej të kishte shënuar me kokë por topi është pritur nga portieri Spaho, në minutën e 17-të Hajdari shmang tre futbollistë dhe gjuan mbi traversë ndërsa në minutën e 45-të Hajdari ekzekuton një goditje dënimi dhe topi kalon ngjitur me shtyllën.
Vllaznia probleme në shtëpi por synohet fitorja me Lushnjën

Vllaznia feston fitoren ndaj Partizanit.Vllaznia ka pasur një sezon jo të mirë në ndeshjet në shtëpi. Në këto 14 javë të këtij sezoni, ajo ka zhvilluar 7 në fushën e vet, ndër të cilat ka arritur të fitojë tri, të barazojë në një dhe të humbasë në tri të tjerat. Vllaznia ka marrë në shtëpi 10 pikë, nga 21 të mundshmet, e kjo me sa duket ia ka ndërlikuar jo pak pozitat. Ndërsa në shtatë takimet e zhvilluara në transfertë, të besuarit e trajnerit Canaj kanë marrë 8 pikë nga 21 të mundshme.
Ramazan Rragami: Vllaznisë nuk i falen më gabimet

Sfida me Lushnjën, Vllaznia “e arnuar” në formacion

Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, nuk e ka të plotë grupin për ndeshjen e radhës me Lushnjën. Kësisoj, ka nisur që në fillim të javës të mendojë për formacionin. Dihet tashmë se tri janë mungesat e detyruara për këtë takim: portieri Vujadinoviç, mbrojtësi Baçi dhe mesfushori Belisha, të cilët nuk do jenë të gatshëm për arsye kartonësh. Gjithashtu, ende nuk është bërë e qartë nëse dhe kapiteni Beqiri do mund të jetë në formacionin që do përballet me Lushnjën këtë fundjavë. E ndërsa mbrojtësi vijon të përgatitet në mënyrë të diferencuar nga grupi, në dyshim mbetet edhe sulmuesi Tomisllav Bushiç, që u dëmtua në ndeshjen e kupës me Partizanin.
Absurditet i FSHF-së, i mbyll gojën Canajt e Grimës për mediat

Agim Canajt dhe Armir Grimës u mbyllet goja nga FSHF-ja. Vendimi më i fundit i federatës është më shumë se absurd, pasi ka ndaluar trajnerin dhe drejtorin sportiv të Vllaznisë që të mos flasin me mediat. Sikur të mos mjaftonte dënimi me dy ndeshje pezullim dhe gjoba prej 100 lekësh të rinj, drejtuesit e FSHFsë i kanë komunikuar edhe një tjetër lajm teknikut, që për këtë periudhë dyjavore që është i dënuar, të mos prononcohet. Kujtojmë që Canaj ka folur para takimit me Tiranën, duke komentuar mbi dënimin e padrejtë në drejtim të tij.