Kryebashkiaku Luka: S’e kam prerë në besë Rudi Vatën

Ndonëse ka qenë një ambjent që nuk kishte të bënte me futbollin, ai I pritjes së Kampionit të Europës në peshëngritje- Erkand Qerimaj, kryebashkiaku I Shkodrës nuk kishte se si të mos ngacmohej në lidhje me deklaratën e ish-trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata që pat thënë se ndihej I “prerë në besë” nga Lorenc Luka. Pikërisht në lidhje me këtë çështje, ka ardhur edhe reagimi I numrit 1 të qytetit të Shkodrës, por njëkohësisht edhe numrit 1 të Vllaznisë që ka thënë:
Rudi Vata: Drejtuesit e Vllaznisë më mashtruan edhe për kontratën

Akuzat e ish-trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata ndaj drejtuesve të këtij klubi vazhdojnë. Ai në një prononcim televiziv në televizionin Rozafa ka dhënë edhe një tjetër që sipas tij, tregon "mashtrimin" që i është bërë në momentin e firmosjes së kontratës. Bëhet fjalë për anën financiare të saj teksa ajo që ishte rënë dakord paraprakisht me gojë, nuk është zbatuar në kontratë pastaj. "Kur ramë dakord që unë të vija tek Vllaznia, ramë dakord edhe për anën financiare. Ajo për të cilën u vendos ishte se unë do përfitoja x lekë rrogë në muaj. Këtë shumë unë do ta merrja në bankë në fund të çdo muaji të paprekur. Por çuditërisht kur vajta në bankë pas 2-3 muajsh, konstatova se në rrogën e çdo muaji, kisha 20 për qind më pak të shumës e cila ishte e llogaritur për taksat që duhej t'ia paguaja shtetit. Ia thashë këtë problem drejtuesve të klubit dhe ata më thanë se vetë e kisha firmosur kontratën me këtë kusht.
Trajneri Grima: Meritonim të paktën një pikë në Ballsh

Trajneri i Bylisit Shensoj vetëofrohet për pankinën e Vllaznisë

Vata: Kam dyshimet e mia për ndeshjen e humbur ndaj Pogradecit

Humbja e pësuar në ndeshjen e tij të fundit si trajner i Vllaznisë, i ka lënë shije shumë të hidhur Rudi Vatës. Përpos akuzave ndaj gjyqtarëve të takimit, ai ka dyshimet e tij se për humbjen e kësaj ndeshje, mund të kenë patur ndikim edhe vetë pjestarë të Vllaznisë. Këtë ai e ka bërë të ditur në emisionin "Eurodita" mbrëmjen e së premtes në televizionin Rozafa kur ka thënë:
Samuel Nikaj jep dorëheqjen nga pankina e Adës

Kohë largimesh të trajnerëve nga pankinat. Pas Rudi Vatës, një tjetër trajner shkodran është larguar nga kjo detyrë. Por nëse i pari është shkarkuar, i dyti ka dhënë dorëheqjen. Nikaj ka bërë të ditur sot se i kanë kërkuar drejtuesve të Adës të pranojnë dorëheqjen e tij dhe kjo ka ardhur për arsye shëndetësore. Në ditët e ardhshme, trajneri i velipojakëve do t'i nënshtrohet një operacioni të hernieve diskale dhe pikërisht për këtë arsye i duhen disa ditë të mira pushimi. Në kushte të tilla, ai e ka parë të arsyeshme që më të mirë të dorëhiqet edhe ngaqë skuadra e tij nuk ndodhet në pozita të vështira në renditje.
Tifozët protestë para Bashkisë. Kush jep llogari për këtë Vllazni?

Mesditën e sotme është zhvilluar protesta e paralajmëruar e tifozëve të Vllaznisë para Bashkisë Shkodër. Në orën 13.30, para zyrave të saj në fakt numri i tifozëve që janë grumbulluar nuk ka qenë shumë i madh. Më aktivët sigurisht që kanë qenë tifozët e grupimit "Vllaznit Ultras", të cilët me pankarta në duar, kanë brohoritur kundër Bashkisë dhe drejtuesve të klubit. "Bashki amatore" dhe "Deri kur me prit, dona Vllazni kampione" kanë qenë pankartat dhe thirrjet kryesore të këtij grupimi. Ndërkohë përveç tyre, në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe një grup tjetër jo shumë i madh tifozësh, më të vjetër në moshë që kanë folur edhe për gazetarët. "Nuk e kuptojmë çfarë duan të bëjnë me këtë Vllazni.
Rudi Vata: Do mbrohem me avokatë ndërkombëtarë ndaj Vllaznisë

Ish-trajneri i Vllaznisë Rudi Vata duke folur në lidhje me atë çfarë kanë deklaruar drejtuesit e Vllaznisë se do ngrenë një padi penale ndaj tij në lidhje me akuzat që ka bërë, ka bërë të ditur se në rast se nis kjo gjë, ai do mbrohet nga avokatë ndërkombëtare. Rrëfimin ai e ka bërë të ditur në një intervistë për televizionin TV1 Channel teksa ka thënë: "Drejtuesit e Vllaznia nuk mund të më bëjnë shantazh mua për të mbyllur gojën. Rudi Vata nuk e ka mbyllur asnjëherë dhe nuk do ta mbyllë atë kur thotë të vërtetën. Nëse vërtetë drejtuesit e Vllaznisë duan ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë sapo të njoftohem për këtë gjë, do njoftoj Ambasadën Britanike në Tiranë meqë unë jam shtetas britanik dhe do angazhoj avokatë ndërkombëtarë për këtë çështje.
Klubi Vllaznia gati padia penale ndaj Rudi Vatës për akuzat e tij

Vata: Presioni ndaj meje, shantazh kundër fjalës së lirë

Ish trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Rudi Vata tha duke folur gazetën “Shekulli” se presioni ndaj tij për të tërhequr ato që ka thënë, është shantazh kundër fjalës së lirë. Para pak ditësh Vata shpërndau në media një listë ku thuheshin arsyet e situatës negative të krijuar në klubin Vllaznia. Në këtë listë shkruhej për ekzistencën e një “fondi të zi për arbitrat” dhe “shitja e një projektplani në media” nga drejtuesit e klubit. Menjëherë pas kësaj deklarate, drejtuesit e klubit Vllaznia vendosën unanimisht për shkarkimin e tij dhe njëkohësisht i kërkuan atij të tërheqë akuzat e tij ose përndryshe do ndiqej penalisht për shpifje. Vata tha të hënën se “për mendimin tim këto janë shantazhe ndaj fjalës së lirë. "Unë ato që kam thënë nuk i tërheq pas, sepse janë të bazuara mbi të vërteta. Fatkeqësisht tek skuadra e Vllaznisë po udhëheqin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje profesionale dhe shpirtërore me futbollin”, tha Vata.