Kohë largimesh të trajnerëve nga pankinat. Pas Rudi Vatës, një tjetër trajner shkodran është larguar nga kjo detyrë. Por nëse i pari është shkarkuar, i dyti ka dhënë dorëheqjen. Nikaj ka bërë të ditur sot se i kanë kërkuar drejtuesve të Adës të pranojnë dorëheqjen e tij dhe kjo ka ardhur për arsye shëndetësore. Në ditët e ardhshme, trajneri i velipojakëve do t’i nënshtrohet një operacioni të hernieve diskale dhe pikërisht për këtë arsye i duhen disa ditë të mira pushimi. Në kushte të tilla, ai e ka parë të arsyeshme që më të mirë të dorëhiqet edhe ngaqë skuadra e tij nuk ndodhet në pozita të vështira në renditje.

Në këtë mënyrë, edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Himarës, ai nuk do jetë në pankinë. Presidenti i kësaj skuadre Alfred Pjetri ka bërë të ditur se me largimin e Samuel Nikës nuk do kërkojnë trajner tjetër por skuadrën do ta drejtojë zëvendëstrajneri Etrit Nika që është njëkohësisht edhe futbollist. Ai e ka liçensën e trajnerit dhe prandaj nuk do jetë e nevojshme të gjendet një trajner tjetër. Në këtë mënyrë, misioni i Samuel Nikës për këtë sezon tek Ada është mbyllur por ende nuk dihet nëse atij do t’i ofrohet rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm apo jo.

www.shkodrasport.com