Ish-trajneri i Vllaznisë Rudi Vata duke folur në lidhje me atë çfarë kanë deklaruar drejtuesit e Vllaznisë se do ngrenë një padi penale ndaj tij në lidhje me akuzat që ka bërë, ka bërë të ditur se në rast se nis kjo gjë, ai do mbrohet nga avokatë ndërkombëtare. Rrëfimin ai e ka bërë të ditur në një intervistë për televizionin TV1 Channel teksa ka thënë: “Drejtuesit e Vllaznia nuk mund të më bëjnë shantazh mua për të mbyllur gojën. Rudi Vata nuk e ka mbyllur asnjëherë dhe nuk do ta mbyllë atë kur thotë të vërtetën. Nëse vërtetë drejtuesit e Vllaznisë duan ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë sapo të njoftohem për këtë gjë, do njoftoj Ambasadën Britanike në Tiranë meqë unë jam shtetas britanik dhe do angazhoj avokatë ndërkombëtarë për këtë çështje.

Nuk kam frikë nga asgjë dhe nuk trembem nga këto presione. Përkundrazi, nëse nis ky gjyq atëherë historia e përballjes time me këta drejtues nuk dihet se në çfarë rrethanash do përdundojë. Kësisoj duket se kjo histori nuk do mbyllet me kaq. Vata nuk e ka ndër mend të tërhiqet madje “bën presion” se do ta ndjekë këtë çështje aty ku duhet dhe me avokatët e duhur për të treguar se si është e vërteta e përballjes së tij me drejtuesit e Vllaznisë.

www.shkodrasport.com