“Revolucioni” Vata: Ikin edhe Muça, Sykaj e Gocaj

Nëse sot Vllaznia do niset drejt Ulqinit, sigurisht që do publikohet edhe lista e lojtarëve që do udhëtojnë për të zhvilluar fazën përgatitore. Pikërisht këta lojtarë, do jenë edhe ata që do përbëjnë skuadrën në pjesën e dytë të sezonit. Zakonisht kështu ndodh prandaj dhe një listë e tillë thuhet të jetë duke u hartuar edhe në kampin shkodran. Por ajo që bie në sy tek lista ende e pashpallur është mungesa në të e disa lojtarëve që kanë qenë titullarë në skuadër në fazën e parë të kampionatit.
Luan Zmijani: Bala-Lika-Dushku, mjaftojnë për merkaton e Vllaznisë

Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve '90 Luan Zmijani duke komentuar atë çfarë po ndodh me merkaton kuqeblu ka shprehur mendimin se nëse vijnë tre lojtarët e Tiranës, Bekim Bala, Gilman Lika dhe Erjon Dushku, Vllaznia s'do ketë nevojë për lojtarë të tjerë. Ai ndërkohë është kundër largimit të ndonjë futbollisti të ri shkodran siç është për shembull Arsen Sykaj se kjo nuk e ndihmon skuadrën. Duke folur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com, ai është shprehur: "Mendoj se së pari, Sykaj nëse bëhet fjalë për ta larguar, nuk është aspak një veprim i mirë.
Lajmi i fundit: Valdano Nimani firmosi për Laçin

Vllaznia shtyn sërish Ulqinin. Arsyeja? Rrogat dhe baza materiale

Tre brazilianë mbërrijnë të mërkurën tek Vllaznia

Vllaznia: Bylis thotë “jo” për Da Silvën e Dimon
Nenad Brnoviç, malazezi i kombëtares në planet e Vllaznisë

Braziliani Da Silva gati firma me Vllazninë

Vata: Vetëm Moreno e Singbo do testohen sërish

Në ndeshjen e sotme të kontrollit të kuqeblu nga pesë lojtarët që u provuan, duket se vetëm dy prej tyre do ta vazhdojnë sërish provën. Ata janë dy futbollistët e kombëtareve, ai i Andorës Sergi Moreno dhe ai i Beninit- Felisien Singbo. Këtë e ka bërë të ditur për gazetarët vetë trajneri Vata kur ka thënë: "Ne jemi në një periudhë konsultimit të skuadrës. Mendoj që kur ke mundësi me provu lojtarë që janë të ekipeve të kombetarëve, Moreno ka 49 ndeshje, sSngbo ka 80 ndeshje. Ndaj mendoj se lojtarët me eksperieoncë na sjellin një lloj qetësiet dhe me eksperiencën e tyre do të na ndihmojnë në qoftëse gjtihmonë ato do ta kalojnë testin përfundimtar që ato nuk e kanë përfunduar.
Tek Vllaznia mbërrijnë dy futbollistë sllovakë e një anglez
