Alma Hilaj nga JUban Danja, kapitene tek Fiorentina
Kanë nisur edhe lëvizjet e para të futbollisteve femra të Shqipërisë drejt kampionateve më të forta të Europës. Alma Hilaj, vetëm 16 vjeçe, ka pak kohë që ka lënë ekipin e saj që e ka formuar, "Juban Danjen" dhe ka udhëtuar drejt Italisë bashkë me familjarët e saj. Kësaj futbollisteje të talentuar i kanë mjaftuar vetëm pak kohë që të njihet me ambjentin dhe njerëz të ndryshëm i kanë rekomanduar aktivizimin me ekipin e futbollit të femrave të Fiorentinës. Ajo ka nisur stërvitjen me ekipin U-17 dhe trajnerit të tij, i kanë mjaftuar vetëm pak ditë stërvitje për të parë tek Hilaj vlerat dhe autoritetin e një lojtareje me shumë cilësi e për këtë arsye, i ka dhënë edhe shiritin e kapitenes.
Historike: Juban Danja, 10 vjet më parë krijohej ekipi i parë i femrave
Vllaznia e femrave merr edhe portieren e kombëtares së Maqedonisë
Vllaznia për femra tjetër fitore. Titulli tashmë vetëm formalitet
Vllaznia në futboll për femra është shumë pranë shpalljes zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2014- 2015. Ajo pret vetëm sigurimin nga ana matematike të këtij titulli. Mesditën e së shtunës vajzat kuqeblu kanë fituar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Kinostudios me rezultatin 4-1. Autore të golave për ekipin shkodran kanë qenë Megi Doçi që ka shënuar tre gola si dhe Esmeralda Franja.Trajneri i këtij ekipi Selami Pepaj në një intervistë për televizionin Rozafa ka thënë se fitorja duhej të ishte edhe më e thellë megjithatë e rëndësishme është që titulli kampion tashmë është një formalitet.
Vllaznia për femra mund 12-1 Kinostudion. Rradha e Kukësit
Vllaznia në futboll për femra e ka fituar ndeshjen e parë të turit final të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e thellë 12-1 ndaj ekipit të Kinostudios. Ndeshja është luajtur pasditen e së martës në Kamzës dhe është dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane. Autore të golave kanë qenë Xhenetë Kastrati 3 gola, Govori 2, Doç 2, Jashari 2, Fitore Kastrati 2 dhe Berisha e Baro nga një gol.
Vllaznia për femra, gati për finalet e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia në futboll për femra është duke u përgatitur për ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë. Sivjet, siç është bërë e ditur, në turin final të kësaj veprimtarie janë tre skuadra pjesmarrëse teksa përveç asaj shkodrane janë edhe ato të Kukësit dhe Kinostudios. Këto dy të fundit,pasditen e së shtunës kanë zhvilluar ndeshjen e parë ku kanë fituar vajzat kukësiane me rezultatin 3-1.
Juban Danja fitore të thellë, AAS humbet sërish
Një fitore shumë të thellë ka arritur Juban Danja në ndeshjen e djeshme ndaj Shkëndisë së Durrësit, fitore kjo që do t’i shërbejë asaj si parapërgatitje për sfidën e javës së ardhshme me Kukësin. Përballë durrsakeve, vajzat e drejtuara në fushë dhe në pankinë nga Emanuela Jaku, kanë sigluar në fund të takimi fitoren e thellë 8-0. Skuadra shkodrane ka shënuar nga 4 gola në secilën pjesë duke mundur kësisoj me këtë rezultat kundërshtarin.
Juban Danja, goleadë në Fier. Trajnerja- lojtare shënon 4 gola
Juban Danja ka arritur një fitore shumë të thellë ditën e djeshmë në ndeshjen e luajtur në Fier ndaj Apolonisë me rezultatin 10-0. Duket se vajzat jubanase kanë reaguar pas humbjes me The Door dhe barazimi me Tirana AS ne ndeshjet e fundit dhe këtë herë kanë treguar vlerat e tyre të vërteta. Vetëm pjesa e parë ka patur disi rivalitet në përballjen e djeshme me fieraket që gjithsesi është fituar nga miket me rezultatin 3-0 ndërsa në të dytën ato kanë shpërthyer duke shënuar edhe 7 gola të tjera.
Vllaznia e The Door, fitore të thella në transfertë
Dy ekipet e tjera te futbollit të femrave të Shkodrës, pikërisht Vllaznia e The Door, ndonëse kanë luajtur edhe ata dje në transfertë, kanë arritur të fitojnë ndaj kundërshtareve të tyre madje me rezultate të thella. Kështu, Vllaznia ka luajtur në Kamëz ndaj ekipit të Kinostudios që mbante vendin e tretë në renditje dhe në njëfarë mënyre ishte rival me vajzat kampione. Por në fushë, ka qenë tjetër gjë.
Lazër Matija zgjidhet në kryesinë e futbollit të femrave
Presidenti i ekipit të futbollit të femrave të Adës së Velipojës- Lazër Matija, është zgjedhur sot të jetë përfaqësuesi i ekipeve pjesmarrëse në kryesinë e shoqatës së futbollit të femrave. Bashkë me të do të jetë edhe presidenti i ekipit Tirana AS Genc Ymeraj. Këta të dy do jenë njerëzit e zgjedhur për këtë gjë. Përzgjedhja e tyre ka ardhur pas një votimi që kanë bërë sot ne ambjentet e FSHF-se përfaqësuesit e tetë klubeve që ekzistojnë aktualisht në futbollin e femrave në vendin tonë.