Një fitore shumë të thellë ka arritur Juban Danja në ndeshjen e djeshme ndaj Shkëndisë së Durrësit, fitore kjo që do t’i shërbejë asaj si parapërgatitje për sfidën e javës së ardhshme me Kukësin. Përballë durrsakeve, vajzat e drejtuara në fushë dhe në pankinë nga Emanuela Jaku, kanë sigluar në fund të takimi fitoren e thellë 8-0. Skuadra shkodrane ka shënuar nga 4 gola në secilën pjesë duke mundur kësisoj me këtë rezultat kundërshtarin.

Ka spikatur futbollistja Paula Jaku e cila ka qenë autore e katër golave në këtë takim. Me fitoren e djeshme, Juban Danja është ngjitur në kuotën e 22 pikëve duke forcuar pozitat e saj në vendin e tretë në renditje.

Juban Danja- Shkëndia D 8-0
Juban Danja: Hoxha (Gerbeti 46’), L. Jaku, Hilaj, Ndoci, P. Jaku, K. Rrotani, E. Jaku, S. Haxhari, Çapnagaj, Rrotaj, Preçi. Tr: E. Jaku
Shkëndia D: Deda. Aliaj, Dedgjonaj, Aliu (Malasi 52’), Canga, Dardeshi, Xhakola, Kullafi (haxhiu 50’), Cani, Gjergji, Lekaj. Tr: I. Kastrati.
Shënuese: Rrotani 7’, Ndoci 15’, P. Jaku 28’, 40’, 67’, 74’, S. Haxhari 55’, Hilaj 83’, 
Gjyqtarë: F. Borova, F. Pjetrushi, B. Pjetrushi (Lezhë)

——-

Një tjetër ndeshje e javës së 10-të të kampionatit të femrave është luajtur sërish dje në Shkodër ku përballë AAS-së ka qenë ekipi i Bilisht Sport. Futbollistet vendase as në këtë takim nuk kanë arritur të shënojnë rezultatin e parë pozitiv, qoftë edhe një barazim pasi janë mundur nga vajzat e Bilishtit me rezultatin 4-0. Nga dy gola për secilën pjesë loje, kanë shënuar miket që në këtë mënyrë kanë arritur të marrin tre pikë në këtë takim duke e lënë skuadrën shkodrane ende në kuotën e zero pikëve në tabelën e renditjes.

AAS- Bilisht Sport 0-4
AAS: Thana, Daku, Gjura, Thaçej, Halilaj, Aliko (Piri 49’), Sufaj, Thomaj, Syla (Duli 46’), Uruçi, Isaj. Tr: A. Uruçi
Bilisht Sport: Sulke, Shkembi, Demollari, Zizolli, Metellari, Kupe (Meçollari 48’), Zere, Morava, Sula (Nicku 46’), Myrtollari, Qylalli. Tr: E. Malesija
Shënuese: Zere 12’, Qylalli 17’, Metollari 48’, 75’
Gjyqtarë: S. Ahmeti, S. Tushaj, G. Asllanaj (Shkodër)

© shkodrasport.com