E njëjta histori si me Belottin duket se ka qenë e planifikuar nga drejtuesit e klubit edhe me trajnerin e portierëve Sabino Oliva. Natyrisht të paguash 4 trajnerë të huaj ka qenë një kosto e madhe financiare për klubin Vllaznia e për këtë arsye, është menduar që kontratat të rishikohen ngaqë këtë e përfshin edhe ajo. Por duket se Oliva do të vijojë të mbetet pjesë e stafit kuqeblu.


Kjo sepse trajneri i parë Baldo Raineri dje mësohet të ketë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Luka të cilit i ka kërkuar që klubi të sakrifikojë paksa dhe të mos ketë më ndërhyrje në të për largime. Kjo kërkesë e trajnerit italian duket se është pranuar nga ana a e kryebashkiakut dhe do të ndodhë kështu në të ardhmen. Raineri ndërkohë është pyetur edhe në lidhje me çështjen e ndihmësit të tij, Belottit dhe për të ka thënë: “Natyrisht që unë dhe çdo pjestar i tjetër, qoftë i stafit teknik por edhe prej grupit të futbollistëve, duhet të japim maksimumin në punën tonë. Çdokush do të paguhet falë punës që bën. Unë respektoj çdo vendim të drejtuesve të klubit por edhe Belotti për aq kohë sa ka punuar me skuadrën, ka punuar mirë. ne nuk jemi të përjetshëm por për sa kohë të jemi, duhet të punojmë mirë dhe të japim maksimumin tonë”.
© shkodrasport.com