Kampionati i femrave, ndeshje të lehta për Adën dhe Juban Danjën

0

Ada kampione në fuqi dhe kryesuese edhe e këtij kampionati, do të luajë këtë javë në Shkodër teksa ka për të zhvilluar derbin tjetër, atë me ekipin The Door. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 10.00 në fushën sportive "Reshit Rusi". Nuk pritet ndonjë rezultat suprizë me përjashtim të një fitore të vajzave velipojake të cilat thuajse e kanë siguruar titullin kampione të dimrit.Ndërkohë skuadra e vendit të dytë- Juban Danja do ta luajë ndeshjen e saj të kësaj jave ditën e dielë. Kundërshtari i saj do të jetë ekipi i Kamzës dhe ndeshja do të luhet në orën 12.00 në kompleksin e ekipeve kombëtare të Kamzës.

Ada e Juban Danja fitojnë, diferenca në krye mbetet dy pikë

0

Dy skuadrat kryesuese të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, Ada dhe Juban Danja i kanë fituar ndeshjet e tyre të rradhës, të vlefshme për javëne e pestë të kampionatit. Ada kryesuese dhe kampione në fuqi, ka luajtur në kryeqytet ndaj ekipit Tirana AS e cila edhe ajo ka qenë në garë për titull dhe ndeshja është zhvilluar shumë e fortë megjithatë, vajzat velipojake e kanë dominuar lojën dhe kanë fituar 3-1. Dy gola në këtë ndeshje janë shënuar nga Megi Doçi ndërsa tjetri nga Ana Baro.

Debatet për të mirë të Vllaznisë, jo e kundërta

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI


Vllaznia ime e dashur që nga publikimi im i fundit i një artikulli, kaloi mes shumë vështirësive. Nuk mora hovin që të them diçka sepse ne që kritikojmë po dalim "dashakeqës" dhe jemi nga drejtuesit e skuadrës në listën e "zezë". Por sonte nuk mund të rri i qetë kur shoh që ajo që po ndodh me Vllazninë kthen në kundërshtarë të fortë ata që deri dje ishin miq.

Ada- Juban Danja barazim 1-1. Lufta për titull mbetet e hapur

0

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja në mes Adës dhe Juban Danjës, e cila ka qenë ndeshja më e rëndëishme e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Një ndeshje që ka patur brenda edhe tensionin në fushën e ndeshjes teksa drejtues dhe pjestarë të ekipit të Juban Danjës kanë protestuar ndaj gjyqtarit të takimit për njënashmëri sipas tyre në gjykim. Megjithatë në pamje të parë rezultati I barabartë në fund të ndeshjes duket se ka qenë më I drejtë për këtë ndeshje. Të parët kanë kaluar në avantazh vajzat e Juban Danjës ndërsa në minutat e fundit ka qenë skuadra kampione e Adës që ka barazuar rezultatin.

Ada- Juban Danja, finalja e parakohshme e femrave

0

Ditën e nesërme kampionati kombëtar I futbollit të femrave do të dhurojë një sfidë shumë interesante. Do ndeshen me njëra- tjetrën skuadra kampione në fuqi- Ada, me nënkampionen Juban Danja. Këto dy skuadra, për koinçidensë janë pretendentet kryesore për titullin kampion edhe në sezonin e ri. Ada për të fituar titullin e tretë rradhazi ndërsa Juban Danja për të marrë titullin e parë dhe trofeun e dytë pas Kupës së Shqipërisë sezonin e kaluar. Të dyja ato në merkaton e verës kanë bërë investime shumë serioze teksa kanë marrë në rradhët e tyre futbolliste të kombëtares shqiptare.

Ali Bushati nderohet “Mjeshtër i Madh”

0

Ali Bushati, ky emer i madh i volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, eshte nderuar kohet e fundit me titullin e larte "Mjeshter i Madh", dhene nga Presidenti i Republikes.

Faruk Kalleshi- “Mirënjohja e Qytetit”

0

Peshengritesi i mirenjohur shkodran Faruk Kalleshi sot ka marre edhe nje tjeter titull. Ate "Mirenjohja e Qytetit te Shkodres". Vendimi eshte marre ne mbledhjen e sotme te Keshillit Bashkiak te ketij qyteti.

Juban Danja fiton lehtësisht 4-1 me ekipin The Door

0

Gabimi I javës së kaluar që u shoqërua me barazimin 1-1 me Tirana As, I ka shërbyer si mësim skuadrës nënkampione në fuqi, Juban Danjës. Ajo sot ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon të ri futbollistik. Ajo ka arritur të fitojë me shifrat 1-4 me ekipin tjetër të Shkodrës, The Door Albania. Vajzat e ekipit të Jubanit që drejtohen nga trajnerja lojtare Emanuela Jaku, nuk e ka vënë për asnjë çast në diskutim, fitoren e këtij takimi. Pjesa e parë pavarësisht një tereni tepër të vështirë është mbyllur me shifrat 0-3. Goli I parë I këtij  takimi është shënuar nga ana e kosovares Jashari, pas një gjuajte të saktë, brenda zonës.

Ada mund thellësisht 9-0 Shkëndinë e Durrësit

0
Kampionia në fuqi e Shqipërisë në futbollin e femrave, Ada e Velipojës ka arritur edhe fitoren e dytë në kampionat. Pas fitores javën e kaluar ndaj Kinostudios me rezultatin 6-1, sot ajo ka arritur edhe fitoren e dytë. Këtë...

” The Door” barazon në ndeshjen e parë. 0-0 në transfertë me Kamzën

0

Ekipi tjetër shkodran i futbollit të femrava- The Door ka arritur të barazojë në ndeshjen e parë të kampionatit, atë që ka luajtur pasditen e sotme në Kamëz ndaj skuadrës vendase me të njëjtën emër. Rezultati i arritur në fund të 80 minutave të ndeshjes ka qenë 0-0. Megjithë përpjekjet e vajzave shkodrane, ata nuk kanë mundur dot të marrin fitoren. Trajnerët Ahmet Meta dhe Arben Parmeza edhe me ndërrimet që kanë bërë, janë munduar të luajnë në sulm por pa sukses. Pavarësisht kësaj, një barazim i tillë nuk është rezultat i keq për këtë ekip ngaqë ka qenë një ndeshje në transfertë.