Rekord! Advije Veliu 12 gola në një ndeshje

0

Ka ndodhur sot në Kamëz teksa futbollistja kosovare Advije Veliu që luan për ekipin e "Juban Danjës" në futboll për femra, ka shënuar plot 12 gola në një ndeshje kampionati. E ka bërë këtë ndaj Dardanisë, skuadër të cilën e kanë mundur në shifrat shumë të thella 16-0. Fakti që Veliu ka shënuar 3/4 e këtyre golave, tregon se ajo mbetet pika më e fortë e skuadrës dhe po ashtu, është edhe golashënuesja më e mirë e kampionatit tashmë me 34 gola të shënuar. 4 golat e tjerë në ndeshjen e sotme kanë patur për autore kapitenen Emanuela Jaku, Alma Hilajn dhe Klaudia Rrotanin. Me fitoren e sotme, Juban Danja është ngjitur në kuotën e 23 pikëve, po aq sa edhe Tirana AS duke ndarë kështu vendin e dytë dhe të tretë me njëra-tjetrën veçse ekipi shkodran udhëheq me golaverazh 58-8 ndaj ekipit kryeqytetas që e ka golaverazhin 50-9.

“Juban Danja” fitore të thellë, 8-1 ndaj Shkëndisë së Durrësit

0

 

 

Gabimi i bërë javën e kaluar ndaj The Door, i ka bërë futbollistet e "Juban Danjes" të "zënë mend". Në ndeshjen e sotme, kjo skuadër ka pritur në Shkodër ekipin e Shkëndisë së Durrësit të cilën e kanë mundur thellësisht 8-1. Ka qenë një ndeshje pa rivalitet teksa me kthimin e trajnerit Kreshnik Krepi në krye të vajzave jubanase, gjërat janë më ndryshe. Tek ata nuk vërehen më shenja euforie dhe për rrjedhojë kjo është reflektuar në takimin e sotëm të fituar thellësisht ndërkohë që pjesa e parë ishte mbyllur 4-1.

“Juban Danja” gabon rëndë. Barazim 1-1 me “The Door”

0

Njëri nga ekipet pretendente për titullin kampion të këtij edicioni në futbollin e femrave, pikërisht "Juban Danja", sot ka bërë një gabim të rëndë që mund t'i kushtojë ndoshta shumë në pretendimet e tij të mëtejshme. Ai ka barazuar në javën e parë të fazës së dytë të kampionatit në Shkodër duke barazuar 1-1 ndaj ekipit pa shumë pretendime të "The Door". Kur dukej se do kishim një fitore të lehtë, pse jo edhe të thellë të kësaj skuadre nuk ka ndodhur kështu. Ndoshta edhe mungesa e trajnerit Kreshnik Krepi në pankinë për arsye personale, ka ndikuar në këtë drejtim sepse vajzat e Jubanit u duken disi të kënaqura nga fitorja e Kupës së Shqipërisë pak kohë më parë. Gjatë pjesës së parë, pati shumë raste të humbura dhe po ashtu edhe momente të lojës individuale të futbollisteve të këtij ekipi.

Juban Danja mund 5-3 ekipin e Trepçes në miqësore

0

Juban Danja ka fituar 5-3 ndaj ekipit kosovar Trepça 89, në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Vajzat shkodrane e kanë dominuar lojën dhe për rrjedhojë nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren në këtë takim miqësor. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur 2-1 për Juban Danjën me gola të shënuar nga Anela Vishkulli dhe Emanuela Jaku për të.

Të shtunën në Shkodër miqësore Juban Danja- Trepça

0

Ditën e shtunë në Shkodër do të zhvillohet një miqësore shumë interesante për futbollin e femrave. Përballë njëra-tjetrës do jenë ekipi i Juban Danjës i saposhpallur fitues i Kupës së Shqipërisë për këtë edicion dhe ekipi i Trepçes së Kosovës, një nga më të mirët e kampionatit atje. Kjo miqësore është kërkuar dhe rregulluar nga trajneri i ekipit kombëtar shqiptar Altin Rraklli me qëllim përzgjedhjen e elementit më të mirë për skuadrën e tij përfaqësuese nga ekipi kosovar pasi nga ai shkodran ka më tepër njohje dhe e di nivelin e vajzave.

Dy fjalë për Juban Danjen

0
Nga Grupi "Thumbi"   Në dimër si në verë kurrë se kishit fatin, ju e keni meritu ka herë si kupen, si kampionatin.   Në komplet Shqiptarin dihet, i kuq është gjaku, për femra veprimtarin e filloi Ferdinand...

Rrok Bardeli, kampioni i madh i mundjes

0

Ne foto, kampioni dhe Mjeshtri i Merituar i Sportit ne mundje, i mirenjohuri Rrok Bardeli.

Juban Danja shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

0

Speciale nga Mejdan ZHIVANI

Futbolli i femrave për sezonin futbollistik 2011-2012, ditën e djeshme ka zyrtarizuar dhe ka njohur tashmë ekipin fitues të njërit prej trofeve. Bëhet fjalë pikërisht për Kupën e Shqipërisë, të cilën këtë ecidion e ka merituar skuadra e Juban Danjës, duke mundur në finale ekipin e Kinostudios me rezultatin e thellë 4-1. Njoftimi i FSHF-së, fillimisht ka qenë që kjo finale do të luhej, po dje, porn ë stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 11.00, por në çastet e fundit gjithçka ka ndryshuar destinacion.

Ferdinand Jaku: Më në fund erdhi suksesi i Juban Danjës

0

Suksesi I sotëm I ekipit të Juban Danjës në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kinostudios, në fakt ka qenë I pritshëm sepse ky ekip është më I kompletuar me lojtare cilësore. Por në fakt, presidenti I këtij ekipi Ferdinand Jaku ka qenë në tension deri në fundin e ndeshjes deri kur ka dëgjuar vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të takimit. Në fund pastaj është ndjerë I lehtësuar. Njëkohësisht edhe I lumtur sepse më në fund bëri realitet marrjen e një trofeu.