Vllaznia do marrë pjesë në kampionatin e hendbollit
Ndahet nga jeta ish-atleti i Vllaznisë Gjon Rudi
Mbrojtësi i Vllaznisë Arsen Sykaj thirret në Kombëtare
Për ndeshjen e rradhës me Rumaninë dhe atë të fundit eliminatore me Francën, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Josif Kuzhe ka thirrur edhe mbrojtësin e Vllaznisë Arsen Sykaj. Një vlerësim natyrisht për këtë lojtar që është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës shkodrane ndërkohë që Sykaj është edhe kapiteni i ekipit kombëtar Shpresa.
Ada mesazh Gramshit: Ne ju presim ndryshe nga ju!
Sezonin e kaluar ka qenë tjetër histori në Gramsh. Pritja e vendasve ndaj ekipit të Adës ka qenë aspak e mirë. Kjo gja pat lënë shije të hidhur tek futbollistët e drejtuesit e skuadërs velipojake të cilët nuk e kuptojnë se pse gramshiotët duhej të silleshin në të njëjtën mënyrë. Tashmë është rradha “për të marrë hak” meqë ndeshja do luhet në Velipojë. Vllaznia – Prizreni, miqësorja qe vlen shumë
Setet: 1) 17-18, 2) 15 – 14, 3) 18-29, 4) 19-25
Vllaznia: Taraboshi, Nexhemi, Berdica, Llazani, Gjoka (u aktivizuan: Shabani, Sukaj) Tr: Bledar Gjeçaj
Prizreni: Trolli, Shaptanoviç, Qollaku, Spaçi, Rexha (u aktivizuan: Kurti, Bipaj, Gashi, Sisoko) Tr: S. Kataliviç
Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Prizrenit të Kosovës. Takimi është luajtur në qytetin e Shkodrës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Pesë shkodranë luajnë në Kosovë me Trepçen
Bledar Perfati, Suad Kaloshi, Jaser Rrustja, Marvin Skutina e Senad Lekaj, janë pesë futbollistët shkodranë që luajnë në kampionatin kosovar të futbollit me ekipin e Trepçes. Ata janë titullarë në këtë skuadër e cila ka për president, menaxherin e njohur kosovar Nexhmedin Haxhiu. Elis Guri, meriton nderim!
Nderimi dhe pritja e Kampionit të Botës në mundje Elis Gurit në Shkodër, qytetin e tij të lindjes ka qenë propozimi që është bërë jashtë rendit të ditës në Këshillin Bashkiak të Shkodrës në mbledhjen e tij të radhës. Ka qenë këshilltari i PBDNJ, Erogen Vaso ai i cili e ka hedhur si propozim që me pas ka marrë miratimin në parim të të gjithë këshilltarëve. “Elisi fitoi me flamurin e Bullgarisë, por mos harroni se festoi me flamurin e Shqipërisë.
Vllaznia merr “dhuratë” 60 milionë nga Bashkia
Klubi Futbollit Vllaznia SH.A do të ketë 60 milionë lekë të vjetra më shumë. Miratimi ka ardhur në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në rendin e ditës ka qenë e parashikuar edhe propozimi “për dhënie fondi 6 milionë lekë për zmadhim kapiteli themeltar”. Edhe pse opozita ka qenë kundër këtij propozimi për shkak të dyshimeve për dhënien e kësaj shume dhe menaxhimin e saj më pas, është miratuar me votat e maxhorancës që ka shumicën në Këshillin e Bashkisë Shkodër.
Shaba: Tek Vllaznia nuk ka “donator-misterioz”
Kohët e fundit trajneri i Vllaznisë Mirel Josa, shpesh here nuk është shfaqur i qetë teksa herë pa here ka dhënë disa deklarat duke lënë të kuptohet se në radhët e kuqebluve mund të ketë probleme, por që tekniku i kuqebluve ka deklaruar se do t’i bëjë publike kur t’i vijë koha. 













