Zëdhënësja e KQZ-së “rikthehet” si prezantuese: Sa më shumë njoh politikën, aq më shumë...

0
Shkodra është qyteti që ka nxjerrë të parën gazetë sportive në Shqipëri. Shkodra është qyteti që ka nxjerrë një gazetar të madh si Anton...

Halim Zaganjori, kampion si notar dhe si trajner

0

Një nga veteranët e nderuar të notit shkodran dhe atij shqiptar është padyshim edhe Halim Zaganjori.Falë një jete të tërë me sportin, fillimisht si sportist dhe më pas si trajner, Zaganjori spikaste për energjitë e tija, ashtu si dikur kur teksa konkuronte në garat e thellësisë së stilit të lirë ishte kampion kombëtar dhe rekordmen, sidomos në atë të 800 metrave, ku ka qënë edhe gara e preferuar e tij. Tashmë, ashtu si kolegu i tij i nderuar Enver Muriqi që stervitë ekipin e meshkujve, Halimi ka marrë përsipër të drejtojë ekipin e femrave të Vllaznisë, puna cilësore e të cilit ka dhënë rezultatet e duhura. Ndaj, pikërisht për këto, në shenjë respekti dhe mirënjohje për gjithë atë që ai i ka dhënë sportit të notit, Federata Shqiptare e Notit, kohe me pare i ka dorëzuar atij medaljen “Mirënjohja e FSHN”.

Edi Martini: Zoti i mori sytë, por emrin nuk ja merr askush Sabah Bizit!

0
Njeriu i përzgjedhur pak kohe me pare për t'i dorëzuar titullin e "Mirënjohjes" të madhit Sabah Bizit, akorduar nga "Buna 1", ka qenë një...

Nderohen me titullin “Mirënjohje” dy emblema të sportit shkodran

0
Ne mbremjen e sotme ne teatrin "Migjeni", perveç titujve te me te mireve sipas votimeve te bera, nga organizatoret jane akorduar edhe dy tituj...

Medin Zhega, mjeshtri i fushës dhe i pankinës

0

Medin Zhega lindi në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën fillore dhe të mesme e kryen në qytetin e lindjes. Pas përfundimit të shkollës se mesme shkon në Tiranë ku studion në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi-Mercologji, dhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve "Vojo Kushi" (sot Akademia e Sporteve). Gjatë viteve 1963-1979 ka qenë futbollist me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos. Shquhet si golashënues në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombetare, duke u cilësuar nga media dhe publiku si një nga lojtarët më të mirë në Shqipëri. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri dhe me pas kryen edhe një seri kualifikimesh për trajner.

PREK GJELOSHI, KAPITENI QË NUK KISHTE NJË BIÇIKLETË

0
"Pasojat e mbulimit të Gjeloshit me këmbë të çeliktë i kanë ndjerë shumë futbollist shqiptar duke filluar nga Riza Lushta, Naim Kryeziu, Aristidh Parapani,...

Sot mbushen 6 vjet pa Agim Tafilin

0
Mesdita e 14 janarit të vitit 2012 do të na sillte një lajm të keq nga Greqia. Mjeshtri i madh i çiklizmit shkodran dhe...

Rovena Marku, “kokëforta” e pishinës

0

Ka kaluar shumë peripeci gjatë karrierës së saj sportive. Por Rovena Marku mbetet ajo vajza e thjeshtë dhe gjithë vullnet nga Shiroka që për gati 13 vjet mbizotëroi “skenën” e notit shqiptar. Ndonëse në hedhjen e fundit nga pedana në një garë profesioniste, ka kaluar më shumë se një vit, Rovena shprehet me ngrohtësi se me notin nuk e ka dhe nuk ka për ta mbyllur kurrë. Të gjithë e njohin historinë e saj. Nga të qenit në majë si notare për 13 vite, 2 Olimpiada, Botëror, Europian dhe deri tek përjashtimi dhe zerimi i rekordeve.

Nikoll Gjergji, sulmuesi që “braktisi” futbollin 27 vjeç

0

Karriera e tij ka qenë jo shumë e gjatë por brenda ka patur shumë mbresa dhe kujtime. Që janë prezente edhe sot tek ai. Nikoll Gjergji ka qenë një polisportist. E ka nisur me futbollin, ka vazhduar me volejbollin dhe atletikën, për t'u sistemuar përfundimisht tek futbolli.Në një rrëfim për gazetën WWW.SHKODRASPORT.COM, ai do të fliste për të gjitha gjërat. Si nisi karriera e tij, si vazhdoi dhe si u ndje kur u detyrua të hiqte dorë nga pasioni i tij i madh në moshën 27 vjeçare. Ja intervista e tij për gazetën tonë:

Rifat Rusi- autobiografi sportive

0

Kam lindur në Shkodër më 4 dhjetor 1920. Mësimet e fillores dhe të mesmes I kam kryer në qytetin e lindjes ndërsa studimet e larta në Tiranë, pranë Insitutit të Lartë të Edukimit Fizik, profili futboll.
Jetën futbollistike, si çdo I ri, e kam filluar në sheshet e lagjes, në shoqënitë e improvizuara të asaj kohe, si “Bishtuku”, me punëtorët e fabrikës “Tarabosh”, ku bënin pjesë edhe Bimo Fakja, Dul Dragovoja etj. Në gjimnas, klasa ku bëja pjesë, ka qenë vazhdimisht kampione e shkollës. Kam qenë anëtar I ekipit të Gjimnazit të Shkodrës. Për herë të parë jam inkuadruar në ekipin e Vllaznisë në ndeshjen e zhvilluar në Tuz në vitin 1942 dhe ku fituam me rezultatin 4-0. Pastaj në vitin 1943, luajta sërish në një ndeshje miqësore me Tiranën.
Mbas Çlirimit, kam marrë pjesë me Vllazninë në turneun e zhvilluar në Kosovë në vitin 1945, në qytetet Prishtinë, Prizren e Gjakovë. Të gjitha ndeshjet I fituam pa marrë asnjë gol. Në korrik 1945, me Vllazninë jam aktivizuar në ndeshjet miqësore me Cetinën, ndeshje në të cilën pësova frakturë e luksacio në të dy klavikulat. Pas plot 6 muajsh, më 13 shkurt 1946, në një ndeshje miqësore me Partizanin, në minutat e para të saj pësova një frakturë në këmbën e djathtë, (tibie e peron). Mbas këtij moment të rëndë, kam lënë karrierën si futbollist dhe I jam përkushtuar përgatitjes time si trajner.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI