Vajushi vetëm pak minuta në fushë në humbjen e Pro Vercellit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka qenë vetëm për disa minuta në fushë në ndeshjen e sotme për ekipin e tij Pro Vercelli duke mos qenë në gjendje ta ndalojë humbjen e tij në shifrat 1-4 ndaj Kremonezes. Në këtë të fundit luan portieri i kombëtares kosovare Saimir Ujkani.
Rubin Hebaj “e bën ves”. Shënon sërish në Slloveni

Vjen dhe goli i dytë për sulmuesin shkodran Rubin Hebaj. Në ndeshjen e sotme të vlefshme për kampionatin slloven të futbollit në mes ekipit të tij Domzhale dhe ND Triglav, 19 vjeçari e ka dërguar topin përsëri në rrjetë duke rregjistruar kësisoj golin e tij të dytë me skuadrën e tij të re. Ai është futur në pjesën e dytë në fushë dhe pikërisht në minutën e parë shtesë, e ka dërguar topin në rrjetë, duke shënuar golin e gjashtë dhe të fundit të ndeshjes që u fitua nga Domzhale me rezultatin e thellë 6-1.
Salihi shënon edhe dy gola të tjerë. Shkon në kuotën tetë në Austri

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk njeh limite dhe shënon sërish një dygolësh. Ai ka shënuar sërish për ekipin e tij Wiender Neustadt duke e ndihmuar atë që të arrijë fitoren e rradhës në kampionat me rezulatin 2-0. 33 vjeçari ka shënuar të dy golat në këtë ndeshje, madje e ka bërë një gjë të tillë që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liefering.
Seria A, ja sa paguhet shkodrani Elsedi Hysaj tek Napoli

Gazzetta dello Sport ka publikuar sot listat e pagave për gjithë klubet e Serisë A.Leonardo Bonuçi i Milanit dhe Gonzalo Higuain i Juventusit janë më të paguarit e Serisë A, me 7,5 milionë euro neto në vit.Pas tyre, Dibala me 7 milionë e Xhixhi Donaruma me 6 milionë.
Florenca, gjysma tjetër e… Elseid Hysajt

Florenca Lekstakaj, bashkëshortja e mbrojtësit shodran të Napolit, Elseid Hysaj, ka dhënë një intervistë në Italia për rubrikën “Gjysma tjetër” e portalit të njohur italian, Tuttomercatoëeb.com.Ja dhe disa pjesë nga intervista:
Fiorenca, sa për të filluar, një pyetje tradicionale, si u njohët?
Uendi Vecaj karrierën në Kroaci do ta nisë nga “Dinamo Zagreb II”

Lajmi që bëri më shumë bujë nga të gjithë në merkaton e janarit mbase mund të ketë qenë kalimi i mesfushorit të Vllaznisë Uendi Vecaj tek Dinamo e Zagrebit. Një kalim që erdhi në mënyrë disi të papritur pikërisht në ditën e fundit të mbylljes së merkatos. Por 20 vjeçari shkodran duket se nuk do ta nisë nga ekipi i parë kroat por nga i dyti. Kjo është bërë e ditur pikërisht nga faqja e njohur e transfertave të lojtarëve, "transfermarkt".
Salernitana shenjestron shkodranin Armando Vajushi

Salernitana e Serie B në Itali pëlqen Armando Vajushin.Është portali i njohur Tuttomercatoweb.com ai që jep lajmin.Shkodrani u transferua nga bullgarët e Liteks Loveç te Kievo në vitin 2015, ndërkohë më pas u transferua te Livorno për t’u stacionuar aktualisht te Pro Verçeli.
Eskluzive/ Rubin Hebaj për “Shkodra Sport”: Goli për Domzhalen, më kënaqi

Të dielën ka shënuar të parin gol për ekipin e tij të ri- Domzhalen dhe kjo padyshim që e ka kënaqur sulmuesin 19 vjeçar shkodran Rubin Hebaj. Këtë gjë ai e ka pranuar edhe në një intervistë ekskluzive për "Shkodra Sport" teksa ka deklaruar: "Kuptohet që kënaqësia ishte e madhe pas shënimit të atij goli, pavarësisht se nuk e ndihmoi ekipin tim ta fitonte ndeshjen.
Rubin Hebaj gjen golin edhe në Slloveni. Shënon për Domzhale

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj gjen golin edhe në Slloveni. Pasditen e sotme ai ka shënuar të parin gol në këtë kampionat duke luajtur për skuadrën e tij Domzhale. Por jo vetëm kaq. 19 vjeçari ka qenë protagonist edhe tek goli i parë teksa ka dhënë asistin e tij. Hebaj nuk e ka nisur si titullar ndeshjen ndaj Nk Krsko por gjërat për Domzhalen nuk kanë shkuar mirë teksa e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1.
Hallunaj titullar në humbjen e Flamurtarit. Gjini luan vetëm 10 minuta

Superliga e Kosovës ka dy javë që ka nisur por në fakt ajo nuk ka startuar ashtu si duhet për tre futbollistët shkodranë që janë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës. Në ndeshjen e djeshme, atë ndaj Prishtinës, të vlefshme për javën e dytë të kampionatit, Flamurtari është mundur në fushën e tij me rezultatin 2-0.



















